VIDEO/ Një hap drejt kalimit të turit, Struga fiton ndeshjen e parë ndaj armenëve në Ligën e Konferencës falë një supergoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 19:13

VIDEO/ Një hap drejt kalimit të turit, Struga fiton ndeshjen e parë ndaj armenëve në Ligën e Konferencës falë një supergoli

Skuadra e Strugës ka hedhur sot një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në turin tjetër të Ligës së Konferencës. Kampionët e Maqedonisë së Veriut ishin eliminuar nga Liga e Kampioneve, por kaluan në turneun e tretë për nga rëndësia për klube në Europë për të vazhduar rrugëtimin e tyre.

sfdfdsfsdsfdsfdsfsfdf

Sot, ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani luante përballë Pjunik Jerevan dhe ia ka dalë që të sigurojë një rezultat të rëndësishëm falë fitores 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Ohër.

Ibraimi i dha avantazhin skuadrës së Strugës që në minutën e 8 të ndeshjes me një penallti por miqtë barazuan po në pjesën e parë me penallti me Villela. Kartoni i kuq i Vakulenko në pjesën e dytë ia bëri disi më të thjeshtë punën Strugës që kërkoi dhe ia doli të gjente golin me Spirtovskin në minutën e 73-të, duke ruajtur këtë avantazh deri në fund të sfidës.

GOLI I IBRAIMIT (VIDEO)

GOLI I VILLELA (VIDEO)

GOLI I SPIRTOVSKIT (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"