VIDEO/ “Një lojtar do të vdesë dhe ju do ta shihni”, deklaratë tronditëse para kamerave e kampionit rus të tenisit gjatë US Open

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 18:23

VIDEO/ “Një lojtar do të vdesë dhe ju do ta shihni”, deklaratë tronditëse para kamerave e kampionit rus të tenisit gjatë US Open

Turneu i US Open, një prej më të rëndësishmëve të tenisit botëror, po zhvillohet këto ditë në SHBA në kushte ekstreme të motit, temperaturat kanë arritur mbi 30 gradë dhe lojtarët në fushë, kanë shfaqur vështirësi të madhe për të luajtur. Kjo ka shtyrë tenistin e njohur rus, Dani Medvedev, të bëjë një deklaratë tronditëse para kamerave.

asdsdadasda

Numri 3 i botës po luante kundër bashkëkombësit të tij, Andrei Rublev në çerekfinale, kur iu afrua kamerës dhe lëshoi një deklaratë tronditëse. “Një lojtar do të vdesë dhe ju do ta shihni”, ishin fjalët e tij para kamerës gjatë një pushim të ndeshjes.

Tenisti rus fitoi sfidën 3-0 me sete, por deklaroi se gjithçka ishte ndikuar nga nxehtësia dhe e kishte pasur të vështirë që të godiste si duhej topin. “Ishte brutale. E vetmja gjë e mirë që shoh në këto kushte është që të dy palët vuajnë, ndaj është e vështirë për të dy. Në fundin e setit të parë, nuk mund të shihja më topin! Luajta me ndjesi dhe u mundova të gjuaja, të vrapoja e kapja topin. Kundërshtari bëri të njëjtën gjë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"