VIDEO/ Parakalim nudo në qytet, aktori mban premtimin pas triumfit të Napolit në Serinë A
Pas plot 33 vitesh, Napoli, u kurorëzua kampion i Italisë të enjten e kaluar. Qyteti i jugut italian do të festojë për ditë të tëra ngjarjen, që nuk kishte ndodhur më që nga koha kur në krye të skuadrës ishte Diego Armando Maradona. Ndërkohë një video tepër speciale është duke bërë xhiron e internetit.
Aktori dhe komedian 56-vjeçar, Françesko Paolondoni kishte premtuar se do të parakalonte lakuriq nëpër qytet, nëse do të fitohej “Scudetto” dhe kështu ndodhi. Këtë premtim ai e bëri në muajin janar në një nga televizionet, ai e mbajti premtimin dhe parakaloi lakuriq në plazhin e qytetit.
Aktori mbante një shall të ekipit të tij të preferuar dhe për të mbuluar organet gjenitale, kishte vendosur një tenxhere me spageti dhe patate para tyre.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"