VIDEO/ Partizanit i mjaftojnë 4 gola që në pjesën e parë, mund Erzenin e rënë dhe marshon drejt “Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2024 | 0:29

VIDEO/ Partizanit i mjaftojnë 4 gola që në pjesën e parë, mund Erzenin e rënë dhe marshon drejt “Final Four”

Partizani ka mbyllur sezonin e rregullt në Kategorinë Superiore në vendin e dytë, pasi ka mundur me shifrat 4-0 skuadrën e Erzenit në ndeshjen e fundit që është luajtur sot në “Arenën e Demave’.

bandicam 2024-05-11 16-39-07-746

Ndeshja e sotme ishte një stërvitje e mirë për të kuqtë, të cilët që në pjesën e parë shënuan 4 gola, teksa dy herë Mba tundi rrjetën, ndërsa edhe Skuka me Mehmetin shkruan emrin në listën e golashënuesve,

Në të dytën, skuadra e Shehit thjesht mendoi të mos shpenzonte energji dhe administroi minutat, aq më tepër pasi mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Kotes. Në fund, erdhën tre pikët që blinduan edhe më shumë vendin e dytë në klasifikimin e kampionatit.

PARTIZANI-ERZENI 4-0
10′, 44′ Mba, 22′ Skuka, 43′ Mehmeti

GOLI I PARË I MBA (VIDEO)

GOLI I MEHMETIT (VIDEO)

GOLI I DYTË I MBA (VIDEO)

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Hadroj (46′ Zekolli), Sembene, Preka, Murataj, Maget (Ismaili), Mehmeti (46′ Kote), Skuka (70′ Vila), Mensah, Mba (56′ Keko).
Trajner: O.Shehi
 

ERZENI: Hasanbelli, Kacbufi (46′ Migone), Peposhi, Asani, Osmanllari, Maliqi (25′ Zogaj), Dakaj (46′ Ademi), Kahrimanoviç, Kadriu (46′ Bespallov), Zeka (62′ Sheshi), Mihana.
Trajner: A.Deliallisi.
 

KV: 47′, 77′ Kote / 14′ Kacbufi, 40′ Zogaj, 82′ Migone
KK: 77′ Kote

formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"