VIDEO/ Penalltitë nderojnë Anglinë, kualifikohet në gjysmëfinale mes drithërimave përballë Zvicrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 0:02

VIDEO/ Penalltitë nderojnë Anglinë, kualifikohet në gjysmëfinale mes drithërimave përballë Zvicrës

Anglia ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Euro 2024, pas një ndeshje përballë Zvicrës ku janë dashur penalltitë për të përcaktuar fituesin.

asdsaddsasadasdasasd

Zviceranët e vendosur mirë në fushë anuluan britanikët të cilët nuk ia dolën të prodhonin asnjë gjuajtje në portë në pjesën e parë të ndeshjes dhe për shumë minuta vuajtën përballë trysnisë së helvetëve. Këta të fundit gjetën edhe golin me Embolo dhe dukeshin shumë pranë kalimit në gjysmëfinale,

Por gjuajtja e parë në portë e britanikëve me Saka solli golin e barazimit dhe shtesat. Aty nuk kishte gola të tjerë, teksa në fund Shaqiri goditi edhe traversën direkt nga goditja e këndit. Kështu që për të zgjedhur emrin e fituesit u deshën penalltitë, ku gabimi i Akanzhit ishte fatal për Zvicrën dhe dekretoi kalimin e mëtejshëm të Anglisë në këtë turne.

ANGLI-ZVICËR 1-1
80′ Saka / 75′ Embolo

WhatsApp Image 2024-07-06 at 8.42.13 PM

PENALLTITË 5-3

Gjuan Aleksander-Arnold, shënon. Angli-Zvicër 4-3

 

Gjuan Amdouni, shënon. Angli-Zvicër 4-5

Gjuan Tonej, shënon. Angli-Zvicër 4-2

Gjuan Shaqiri, shënon. Angli-Zvicër 3-2

Gjuan Saka, shënon. Angli-Zvicër 3-1

Gjuan Shar, shënon. Angli-Zvicër 2-1

Gjuan Bellingam, shënon. Angli-Zvicër 2-0

Gjuan Akanzhi, pret Pikford. Angli-Zvicër 1-0

Gjuan Palmer, shënon. Angli-Zvicër 1-0

NGJARJET KRYESORE

120’ Mbyllet pa gola të tjerë sfida, penalltitë janë përsëri vendimtare.

119’ Amduni lëshon një predhë që devijohet nga Pikford.

118’ Aebisher dhe Frojler i lënë vendin Amduni dhe Sierro në radhët e Zvicrës.

117’ Shaqiri tenton golin olimpik nga këndi, topi ndalet në kryqëzimin e shtyllave. (VIDEO)

116’ Shaqiri nxjerr mirë Vidmer në të djathtën, kthimi i Saka shmang situatën e rrezikshme para portës.

115’ Aleksander-Arnold merr vendin e Foden në radhët e anglezëve.

113’ Shar tenton nga e djathta, diagonalja e tij është shumë e gabuar.

113’ Vidmer pason në qendër ku Zakaria nuk ia del të devijojë drejt portës angleze.

109’ Shaqiri merr vendin e Embolo në radhët e Zvicrës. Tonej merr vendin e Kejn në radhët e Anglisë.

105’ Mbyllet pjesa e parë shtesë.

101’ Bellingam tenton portën në hyrje të zonës, gjuajtja e tij nga vendi ndalet nga Zomer. (VIDEO)

98’ Zakaria merr vendin e Ndoj në radhët e Zvicrës.

95’ Goditje spektakolare e Rajs nga jashtë zonës, Zomer bën mrekullinë dhe devijon në këndore. (VIDEO)

92’ Shar nga e djathta ka mundësinë të krosojë në zonë, por gabon dhe dërgon sferën në formë gjuajtje mbi portën e Pikford. (VIDEO)

91’ Rifillon sfida pa ndryshime mes ekipeve.

90’+3’ Mbyllet në barazim ndeshja dhe duhen shtesat për të përcaktuar gjysmëfinalistin.

90’+3’ Një harkim në zonë nga e djathta nuk shfrytëzohet nga dyshja Embolo-Ndoj, të cilët humbin mundësinë të gjuajnë në portën e Pikford. (VIDEO)

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

90’ Kundërsulm i shpejtë i zviceranëve, Ndoj nga e majta lëshon një gjuajtje tërësisht të gabuar me të majtën e tij duke fluturuar topin në tribunë.

88’ Eze ka hapësirë në të majtën, por gjuajtja e tij është e gabuar dhe shkon jashtë.

85’ Vidmer ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Palmer.

80’ GOOOL ANGLIA! Magji e Saka i cili nga e djathta lëshon një gjuajtje të pakapshme me të majtën duke barazuar shifrat. (VIDEO)

79’ Zëvendësim i trefishtë te Anglia me Eze, Shou dhe Palmer në fushë në vend të Tripier, Konsa dhe Maino.

75’ GOOOL ZVICRA! Një aksion nga e djathta i Ndoj sjell pasimin në qendër që devijohet nga Stouns dhe pastaj nga Embolo i cili e kthen në rrjetë. (VIDEO)

68’ Ndoj depërton në zonën angleze, Kejn detyrohet të kthehet e bëjë mbrojtësin duke shmangur gjuajtjen e tij.

67’ Kejn ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Akanzhit.

66’ Pas një harkimi në zonën e Anglisë, topi kthehet te Aebisher i cili gjuan fluturimthi pa gjetur portën e Pikford.

64’ Vargas dhe Rider dalin nga fusha e lojës për t’i bërë vend Zuber dhe Vidmer.

62’ Iniciativa në këto minuta është e zviceranëve të cilët fitojnë goditje këndi radhazi.

57’ Rodriguez nga e majta harkon në zonë për Embolo, devijimi i Konsa është vendimtar duke ia bërë të thjeshtë kontrollin Pikford. (VIDEO)

51’ Embolo merr topin në zonë dhe pasi rrotullohet, gjuan drejt portës, por lehtësisht pa shqetësuar shumë Pikford. (VIDEO)

47’ Bellingam mundohet të nisë një top në qendër për Kejn, Akanzhi me thembër largon rrezikun.

46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime te dy ekipet.

45’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

ddsaadsdasadsadsasd

45’ Saka nga e djathta pason në qendër ku një devijimi i Xhakës shmang gjuajtjen drejt portës. (VIDEO)

42’ Asnjë rrezik konkret para dy portierëve deri tani, pasi nuk është regjistruar asnjë gjuajtje në katërkëndor.

36’ Saka nga e djathta harkon në zonë për Bellingam, ky i fundit nuk kontrollon dot sferën për të finalizuar para Zomer.

32’ Shar ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të parregullt ndaj Bellingam.

25’ Një tjetër top i rrezikshëm në zonën e Anglisë, Stouns largon nga katërkëndori.

24’ Embolo provon me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, Konsa bllokon gjithçka.

21’ Tripier harkon në zonë nga këndorja, Kejn godet shumë keq me kokë në zonën kundërshtare. (VIDEO)

17’ Maino tenton të hyjë vetë në zonë pas një slalomi të shpejtë në mesfushë, por shtyn sferën e cila ndalet në duart e Zomer.

16’ Kejn pretendon për një penallti, por gjyqtari Orsato lejon lojën të vazhdojë. (VIDEO)

14’ Saka krijon panik në të djathtën e sulmit  të Anglisë, një harkim i tij në qendër shkon te Rajs, i cili provon të gjuajë por sheh sferën të bllokohet nga mbrojtësit zviceranë.

9’ Harkim fillimisht nga e majta e pastaj nga e djathta e sulmit zviceran, mbrojtja e Anglisë vuan por ia del të largojë rrezikun para Pikford.

5’ Aebisher nis një pasim në qendër për Frojler, ky i fundit nuk ia del të kontrollojë e gjuajë në zonën britanike.

4’ Menjëherë Anglia në kontroll të manovrës, teksa qarkullon sferën për të gjetur hapësira para Zomer.

1’ Nis dueli në Dyseldorf.

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLIA: Pikford, Uoker, Stouns, Konsa, Tripier, Maino, Rajs, Saka, Bellingam, Foden, Kejn.
Trajner: Garet Sauthgejt

ZVICRA: Zomer, Shar, Akanzhi, Rodriguez, Rider, Frojler, Xhaka, Aebisher, Ndoje, Embolo, Vargas.
Trajner: Murat Jakin

asddsasadadsasdasdaddasdsaadsasadsasasdds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"