Postuar: Prill 2, 2018 | 23:09
VIDEO/ Perlë e Xhakës, supergoli nga 30 metra “fshin” rrjetat e merimangave
Taulant Xhaka e ka filluar nga formacioni takimin ndaj kryesuesve të kampionatit zviceran, Jang Bojsit. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol në minutën e 39-të për të barazuar rezultatin, pasi vendasit e Jang Bojsit kishin shënuar të parët në minutën e 24-t.
Goli i Xhakës nuk mjaftoi për Bazelin, sepse takimi u mbyll në rezultatin 2-2 dhe tani mund të themi se Bazeli lan duart me titullin e këtij sezoni, pasi diferenca mes Jang Bojsit kryesues dhe Bazelit ngelet 16 pikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"