VIDEO/ Përmbledhja e miqësores Tirana-Ballkani, shikoni golat fantastikë të shënuar nga bardheblutë e Shkëmbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2024 | 20:40

VIDEO/ Përmbledhja e miqësores Tirana-Ballkani, shikoni golat fantastikë të shënuar nga bardheblutë e Shkëmbit

Tirana barazoi me rezultatin 2-2 në miqësoren e dytë ndaj Ballkanit. Skuadra bardheblu këtë herë nuk zhgënjen dhe bën një paraqitje shumë të mirë në fushën e lojës. Në ndryshim nga sfida e parë, këtë herë skuadra ka hedhur në fushën e lojës futbollistët më të mirë të saj.

tirana

NDESHJA – Takimi ka qenë i kontrolluar nga bardheblutë për rreth 60 minuta, teksa golat u shënuan nga Jonuzi dhe Përgjoni, dy gola të interpretuar mjaft bukur.

Skuadra ka treguar forcë, deri në momentin që ka nisur zëvendësimet dhe janë aktivizuar lojtarët e gardës së dytë. Shkëmbi e ka nisur me Selmanin në portë, më pas Arhan, Mici, Kola, Përgjoni, Ismaili. Në mesfushë Marku, Jonuzi e Prenga, ndërsa në sulm, Haxhiu dhe Bajroviç. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe lojtarët e tjerë. ndeshja ka qenë me ritëm dhe skuadra ka treguar forcë në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"