VIDEO/ Përmbysje dramatike, Portugalia i falet talentit Konsesao ndaj Çekisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2024 | 23:00

VIDEO/ Përmbysje dramatike, Portugalia i falet talentit Konsesao ndaj Çekisë

Portugalia triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Çekisë, në duelin që rezervoi një fund dramatik.  Në pjesën e parë, Portugalia diktoi ritmin dhe kundërshtarin në çdo aspekt, por goli rezultoi mision i pamundur. 

portugalia goli

Provod realizoi një gol mjaft të bukur, me 27-vjeçarin që tronditi portugezët me një goditje nga distance, duke përkthyer në gol pasimin e Cufal dhe duke mposhtur portierin Kosta. 

Por, avantazhi dhe festa e Çekisë zgjati pak, pasi në minutën e 69-të Stanek gaboi në dalje dhe Hranac dërgoi topin ne portën e tij me protagonizmin e Nuno Mendes. 

Portugalia gjeti golin e avantazhit në minutën e 87-të, kur Diogo Zhota, përfitoi nga kaosi dhe shkundi rrjetën e çekëve, por në fund goli i sulmuesit u anulua, pasi Ronaldo ishte më parë në pozicion të parregullt. 

Gjithsesi, goli i fitores vonoi, por nuk mungoi dhe heroin e bëri Franç Konsesao, me 21-vjeçarin që në prekjen e parë gjeti rrjetën dhe i dhuroi fitoren portugezëve në limite, në një ndeshje shumë të vështirë. 

WhatsApp Image 2024-06-18 at 22.57.31

FT PORTUGALI-ÇEKI 2-1

Hranaç 69′, Konsesao 90+2′ / Provod 62′

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida!

90+2′ GOOOOL PORTUGALIA 2-1/ Përmbysje e çmendur e luzitanëve, Konsesao i hedhur nga stoli, gjen golin e avantazhit (VIDEO) 

87′ Del huq festa e Portugalisë, goli i Zhotës, anulohet për pozicion jashtë loje të Kristiano Ronaldos (VIDEO) 

81′ Pranë golit të dytë Çekia me kapitenin Suçek, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

79′ Dy zëvendësime te Çekia largohen Provod dhe Sulç në fushë Barak dhe Sevçik.

69′ GOOOOL PORTUGALIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Hranaç shkakon autogol, duke çuar peshë zemrat e tifozëve portugezë. (VIDEO) 

63′ Portugalia kryen dy zëvendësime largohen Leao dhe Dalot, në fushë Diogo Zhota dhe Inacio.

62′ GOOOL ÇEKIA 0-1/ Rezultat befasuesh, çekët kalojnë në avantazh me Provod, pas një aksioni model. Shtangen luzitatën e Kristiano Ronaldos (VIDEO)

58′ Goditje dënimi për Portugalinë, provon Kristiano Ronaldo, por tentativa e tij ishte qëndrore dhe i ndal nga portieri (VIDEO)

54′ Portugalia rrit ndjeshëm presionin, Kristiano Ronaldo provon me kokë, por topi devijohet nga mbrojtësi dhe shkon në këndore. (VIDEO)

52′ Tenton edhe Bernardo Silva me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

47′ Portugalia e nis në sulm fragmentin e dytë të lojës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Çekisë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

39’ Leao niset në sulm në të majtën dhe rrëzohet në kufijtë e zonës, gjyqtari i tregon kartonin e verdhë për simulim. (VIDEO)

38’ Rast i rrallë ku Çekia shfaqet në sulm me një harkim për Shik, Ruben Dias largon rrezikun nga zona.

32’ Rast i artë për Ronaldon i cili gjuan para Stanek por gjen përgjigjen e këtij të fundit, teksa më pas është Vitinja i cili provon nga distanca, duke u ndalur nga portieri. (VIDEO)

26’ Bruno Fernandes këtë herë nga e djathta pason për Laon, por ky i fundit nuk ia del të devijojë para portës.

24’ Bruno Fernades gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet lehtë dhe kalon mbi traversën e Stanek. (VIDEO)

22’ Ruben Dias del në sulm për të ndihmuar skuadrën, gjuajtja e tij devijohet në këndore nga mbrojtësit.

16’ Mendesh provon të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë katërkëndorit.

12’ Leao përsëri nga e majta në fundore nis pasimin në qendër, pa gjetur askënd.

8’ Leao nga e majta harkon në zonë, Ronaldo gjuan me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)

3’ Dy aksione radhazi të portugezëve, harkimet në zonë nuk gjejnë Ronaldon.

1′ Nis dueli në Lajpcig.

FORMACIONET ZYRTARE

Portugalia (3-5-2): Diogo Kosta; Dalot, Pepe, Ruben Dias; Zhoao Kanselo, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Vitinja, Nuno Mendesh; Ronaldo, Leao.
Trajner: R. Martinez

Republika Çeke (3-5-2): Stanek; Holesh, Hranac, Krejçi; Kufal, Sulç, Suçek, Provod, Dudera; Kushta, Shik.
Trajner: I. Hashek

dasdsadsaadsadsadsads

WhatsApp Image 2024-06-18 at 10.51.22

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"