VIDEO/ Plas pas ndeshjes së Uruguait, Kavani i vërsulet gjyqtarit për penalltinë dhe shkatërron VAR-in
Fundi i ndeshjes mes Ganës dhe Uruguait ka nxehur gjakrat për shkak të një penalltie të pretenduar nga ana e Edison Kavanit, të cilin gjyqtari nuk e akordoi. Një penallti që mund të kualifikonte uruguaianët të cilët ishin vetëm një gol larg fazës tjetër.
Pas përfundimit të takimit, lojtarët uruguaianë i janë sulur gjyqtarit kryesor të ndeshjes ku i kërkojnë llogari për mos akordimin e penalltisë. Për këtë reagim, Kavani madje mori një karton të verdhë. Më pas, teksa i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, sulmuesi i Valencias i është “shfryrë” edhe VAR-it.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet Kavani i cili grushton pajisjen e VAR-it ku gjyqtarët shohin rastet e dyshimta.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"