VIDEO/ Po mundej në fushë, kampionia japoneze në tenis nxjerr librin dhe lexon gjatë një pushimi mes seteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2024 | 19:04

VIDEO/ Po mundej në fushë, kampionia japoneze në tenis nxjerr librin dhe lexon gjatë një pushimi mes seteve

Ish-fituesja e dyfishtë e Australian Open, Naomi Osaka (26 vjecc) humbi në raundin e parë ndaj francezes Karoline Garcia 6:4, 7:6. Gjatë një pushimi ndërmjet ndeshjeve në Australia Open 2024, Osaka nxori një libër nga çanta e saj dhe lexoi disa rreshta. Garcia luajti një ndeshje të shkëlqyer dhe tenistja dikur numër një e botës nuk kishte asnjë përgjigje për lojën e saj.

Naomi-Osaka-Reading-Book

Garcia tha pas fitores: “E respektoj si person dhe si teniste, ajo ka një karrierë të shkëlqyer, nuk ka luajtur për gati 15 muaj, por shpresoj që të kënaqet dhe të argëtohet”.

 Luftimi i depresionit

Në vitin 2021, Osaka njoftoi se kishte probleme me depresionin. Tre vjet më parë, para fillimit të “Roland Garros”, katër herë fituesja e Grand Slam tha se nuk donte të fliste me mediat për “arsye mendore”, por këshilli i turneut Grand Slam nuk po e kuptonte dhe kërcënoi se do ta përjashtonte nga turneu dhe do ta gjobiste. Përveç atij kërcënimi, këshilli tha se nëse një trajtim i tillë vazhdon, ajo do të pezullohet nga turnetë e tjerë të mëdhenj.

Mori një pushim nga tenisi

Pas largimit të saj, Osaka shkroi në “Twitter” se mund të marrë një pushim më të gjatë për shkak të paraqitjeve, si dhe pranoi se ka tre vjet që po lufton me depresionin dhe ankthin, gjë që i shkakton probleme të mëdha kur duhet të flasë para njerëzve. Ajo u kërkoi falje mediave dhe shtoi se për këto probleme ka komunikuar me organizatorët e “Roland Garros”. Zgjidhja nuk u gjet, kështu që tenistja më e mirë në botë u tërhoq nga gara në Paris. Pas një viti, ajo filloi t’i rikthehej tenisit.

;

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"