VIDEO/ PSG luan “tenis” në kampionat, Kilian Mbape shkëlqen me tripletë
PSG-ja mposhti Montpelierin në transfertë me rezultatin tenistik 2-6 në duelin që u dominua nga kryesuesit e kampionatit. Padyshim që ylli që spikati në këtë sfidë, ishte i përhershmi Kilian Mbape, që rrëmbeu skenën, duke shënuar tripletë.
Pjesa e parë u bë disi më konkurruese, teksa u mbyll me shifrat 2-2. Vitinja dhe Mbape shënuan 2 herë në minutat 14 dhe 22, ndërkohë që Nordin dhe Savanier vendosën baraspeshën e përkohshme për vendasit.
Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Luis Enrikes, që arriti të shënonte plot 4 gola të tjerë. Fillimisht ishte Mbape në minutën e 50-të, që ngriti shifrat në 2-3, për të vijuar më pas me Li Kang-In në minutën e 53-të.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
Mbape kompletoi tripletën personale në minutën e 63-të, ndërkohë që Mendes “vulosi” shifrat në 2-6. Falë këtij triumfi PSG-ja thelloi diferencën në +12 pikë nga ndjekësit e Brest.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)