VIDEO/ Raste dhe gol i anuluar, Holanda dhe Franca e mbyllin ndeshjen me një… eliminim nga EURO 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2024 | 22:57

VIDEO/ Raste dhe gol i anuluar, Holanda dhe Franca e mbyllin ndeshjen me një… eliminim nga EURO 2024

Holanda dhe Franca e kanë mbyllur në barazim pa gola ndeshjen mes tyre në Grupin D të EURO 2024, teksa vazhdojnë të jenë përkrah njëra-tjetrës në vendin e parë në grup.

Capture

Rastet e krijuara nga të dy skuadrat nuk munguan, por asnjëra nuk ia doli të tundte rrjetën. Në fakt “tulipanët” e bënë një gjë të tillë me Simons, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të Dumfris.

Në fund, kishte nga një pikë për të dy skuadrat, që nuk përcakton ende renditjen e grupit, por që sjell automatikisht eliminimin e Polonisë nga Euro 2024 pasi me 0 pikë nuk ka më shanse të vazhdojë më tej duke mbetur e katërta në këtë grup sido që të shkojnë ndeshjet e fundit.

HOLANDË-FRANCË 0-0

NGJARJET KRYESORE

WhatsApp Image 2024-06-21 at 11.05.40 PM

90’+5’ Ndeshja mbyllet pa gola.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Rabio nga e majta pason drejt qendrës, por askush nuk ia del të devijojë para Verbrugen.

85’ Vazhdon dominimi në lojë i francezëve, të cilët nuk ia dalin të gjuajnë drejt portës kundërshtare.

73’-79’ Zëvendësime radhazi te të dy skuadrat. Holanda hedh ën fushë Vajnaldum, Verman, Gertruida dhe Veighorst në vend të Simons, Shuten, Frimpong dhe Depaj. Ndërkohë Franca hedh në fushë Koman e Zhiru në vend të Dembele dhe Turam.

69’-72’ Menja devijon një gjuajtje drejt portës, ndërsa më pas është Çavi Simons i cili gjuan duke shënuar golin për holandezët. Por festa kthehet në dëshpërim pasi vijërojtësi sinjalizon Dumfris në pozicion jashtë loje duke penguar ndërhyrjen e Menja dhe VAR-i jep të drejtë. (VIDEO)

65’ Grizman shfaqet i vetëm para portës kundërshtare por gjuajtja e tij devijohet nga portieri i Holandës i cili çon topin në këndore. (VIDEO)

63’ Në zhvillimin e një goditje nga këndi, Çuameni me kokë provon të gjejë portën, duke kaluar sferën pak mbi traversë. (VIDEO)

60’ Franca shtyn përpara, edhe Turam provon të gjejë portën me një diagonale nga distanca por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

57’ Harkim nga e djathta e sulmit të Francës për Rabio në shtyllën e dytë, gjuajtja e tij nuk gjen portën. (VIDEO)

53’ Kante gjuan nga jashtë zonës, sfera fluturon lart mbi traversë.

50’ Aksion në të djathtën i francezëve, harkimet në zonë nga Dembele dhe një gjuajtje më pas nga jashtë e tij nuk kalojnë mbrojtjen e Holandës.

46’ Asnjë zëvendësim te dy skuadrat, nis pjesa e dytë e takimit

45+1′ Mbyllet pjesa e parë në Laipcig.

45′ Gjyqtari akordon 1 minut shtesë.

43′ Rabio kroson për Grizmanin në zonë, ky i fundit godet me kokë por topi shkon qendror në duart e portierit Verbrugen.

41′ Grizman ekzekuton një goditje dënimi me topin që bllokohet në murë dhe devijohet në goditje këndi.

39′ Grizman hedh një top në zonë por përsëri atje gjendet Van Dajk i cili largon topin.

36′ Simons provon të surprizojë Menjan me një goditje nga distanca por gjuajtja e tij ishte shumë e lehtë dhe qetëson gjithçka portieri francez.

35′ Frimpong merr krahun e djathtë dhe tenton goditjen por bllokohet nga Hernandez.

34′ Vertikalizim për Gakpon, por sulmuesi nuk arrin tëkontrrolloj topin i cili përfundon në duart e Menja.

32′ Shuten ndëshkohet me karton të verdhe te Holanda.

29′ Hidhet një top i gjatë për Turam, ky i fundit e kontrrollon mirë dhe provon goditjen nga krahu i djatht5 i zonës por gabon krejtësisht dhe e çon jashtë. (VIDEO)

28′ Rejnders provon të godasë nga distanca por bllokohet nga mbrojtja franceze dhe përfundon në duart e Menja.

26′ Kundërsulm i mirë i Holandëz, Gakpo lirohet dhe pason për Depajn në qendër por sulmuesi nuk arrin dot ta kontrrolloj topin.

24′ Depaj kroson në zonë për Dumfris, por ky i fundit nuk arrin ta kthej topin për në qendër dhe e çon jashtë.

20′ Skuadrat ulin ritmin e lojës.

16′ Gakpo shkëputet bukur nga krahu i majtë dhe provon goditjen duke detyruar portierin Menja të bëj një superpritje që të shpëtojë të tijët. (VIDEO)

15′ Kante pason për Grizmanin në zonë dhe ky i fundit godet por topi shkon jashtë. (VIDEO)

14′ Francezët nuk u besojnë syve, Rabio dhe Grizman ngatërrohen me njëri-tjetrin në zonë me sulmuesin e Atletiko Madridit që nuk e priste një pasim nga mesfushori. (VIDEO)

8′ Ka një mbajtje në zonën franceze të Depajt, ky i fundit pretendon penallti por gjithçka e rregullt për gjyqtarin. (VIDEO)

7′ Kunde provon krosimin nga krahu i djathtë por Van Dajk është i pozicionuar mirë dhe largon topin.

4′ Grizman provon goditjen nga distanca dhe surprizon portierin Verbrugen i cili detyrohet ta devijoj topin në goditje këndi.

2′ Holandezët tregohen të rrezikshëm që në minutat e para, Frimpong shpërthen nga krahu i djathtë dhe i drejtohet zonës, arrinë të godas portën por Menja e pret topin. (VIDEO)

1′ Starton ndeshja në Laipcig.

FORMACIONET ZYRTARE

HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Ake, Van Dajk, De Vraj, Dumfris; Reijnders, Simons, Shuten; Gakpo, Depaj, Frimpong | Trajner: Roland Kuman

FRANCA (4-3-3): Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, Hernandez; Tçuameni, Kante, Rabio; Dembele, Turam, Grizman | Trajner: Dider Deshamp

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"