VIDEO/ Realizoi supergol ndaj Vllaznisë, Meto: Goditjet e dënimit i kam fiksim, do luajmë për vete
Mesfushori i Lushnjës, Agim Meto, shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në transfertën e djeshme në Shkodër. Ai ishte një prej më të mirëve në këtë takim duke arritur të realizonte, por pa e ndihmuar ekipin që të shmangte disfatën. Pas ndeshjes, Meto u shpreh: “Kam dëshirë që të godas goditje të tilla dënimi.
Shënimi i golit më gëzoi shumë, por kjo nuk na vlejti për të marrë një rezultat më të mirë. Goli vuri në vështirësi ekipin e Vllaznisë, por edhe mund të shënonim në fund. Mendoj se Lushnja është ende në lojë për mbijetesë. Ne do të luajmë për vete, pasi ka shumë javë. Kur të ketë humbur shpresa, atëherë humbet gjithçka”, ka thënë Meto për “Panorama Sport” pas ndeshjes. Ndërkaq, lojtari iu bashkua që në sezonin e kaluar skuadrës së Lushnjës dhe vazhdon të jetë titullar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"