VIDEO/ Rezultat që i kualifikoi të dyja kombëtaret, shikoni festën pas përfundimit të ndeshjes Sllovaki-Rumani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2024 | 20:35

VIDEO/ Rezultat që i kualifikoi të dyja kombëtaret, shikoni festën pas përfundimit të ndeshjes Sllovaki-Rumani

Sllovakia dhe Rumania u ndanë në “paqe” dhe gjithashtu u kualifikuan të dyja pas barazimit 1-1 që morën ditën e sotme.

Capture

Një rezultat që pritej në fakt, dhe u parashikua gjatë gjithë ditës, kjo për shkak se të dy ekipeve u nevojitej vetëm 1 pikë që të mund të kalonin për më tej, Rumania si kryesuese dhe Sllovakia si vend i tretë, në një grup që të gjitha ekipet e mbyllën me 4 pikë.

Pas përfundimit të ndeshjes, si rrallë herë festuan të dyja pankinat, duke bërë që i gjithë stadiumi i Frankfurtit të “shpërthente” nga gëzimi i tifozëve. (VIDEO) (VIDEO)

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"