VIDEO/ Rikthim me gol në Turqi, Cikalleshi gjen rrugën e rrjetës në javën e parë të kampionatit
Bomberi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi është rikthyer me gol në elitën e futbollit turk, me fanellën e Koniasporit, pas aventurës në Arabinë Saudite.
Sulmuesi kavajas, ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 86-të, në duelin ndaj Istanbulsporit, teksa miqtë kishin shënuar më herët në minutën e 6-të me Jillmaz, pas asistit të ish-mesfushorit të Egnatias, Xhekson.
GOL | Konyaspor 1-1 İstanbulspor
⚽️ 86′ Cikalleshi
Maç Linki, anlık goller ve pozisyonlar için takip:@GoalHubTR pic.twitter.com/FVawd39yY0
— Süper Lig – Anlık Goller (@golsuperlig29) August 12, 2023
Në momentin e golit, Cikalleshi u rrotullua bukur brenda zonës, teksa me të majtën, e dërgoi topin në cepin e portës kundërshtarë. Një nisje fantastik kjo për sulmuesin e Kombëtares, i cili ka si objektiv të shënojë sa më shumë gola në elitën e futbollit turk, duke ndihmuar skuadrën e Koniasporit, në realizimin e objektivave.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"