VIDEO/ Sa shumë klas në këmbët e tij, shqiptari Hasa dhuron asist fantastik në finalen e Europianit
Me një top në këmbë, Luis Hasa po përpiqet të mbërrijë lavdinë personale dhe të shkruajë me të arta mbiemrin e tij në historinë e futbollit, një mbiemër i një familjeje nga Peqini, që ashtu si shumë bashkëkombës emigruan në Itali në 1993- shin, aty ku 11 vite më vonë lindi Luisi.
Me shumë klas në këmbët e tij, djaloshi shqiptar, arriti të rëmbente skenën edhe në finalen e Europianit të 19-vjeçarëve, ndaj Portugalisë, teksa në minutën e 19-të, me një të majtë të kalibruar, dhuroi asist spektakolar për Kajode, që kaloi në avantazh Italinë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për italianët, dhe për këtë ka meritë absolute, djaloshi me origjinë nga Peqini, Luis Hasa.
Talenti i Hasës është vënë re nga shumëkush, madje edhe nga Françesko Toti. Para se të vendoste t’i bashkohej agjencisë së Federiko Pastorelos, Luisi dhe familja udhëtuan në Romë për të takuar legjendën verdhekuqe pas kontaktit të tij me ta. Pavarësisht gjithë kënaqësisë së bisedës personalisht me legjendën dhe një eksperience të bukur për t’u treguar, Luisi dhe familja bënë një tjetër zgjedhje, që deri më sot po rezulton e frytshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"