VIDEO/ Sakrifica e çmendur e Navas, luajti gjithë ndeshjen me këmbën e nxirë nga Manaj për të ruajtur Karvahal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 22:45

VIDEO/ Sakrifica e çmendur e Navas, luajti gjithë ndeshjen me këmbën e nxirë nga Manaj për të ruajtur Karvahal

Spanja mundi Shqipërinë në ndeshjen e fundit në grupe duke hedhur në fushë zgjedhjet e dyta për trajnerin Luis De La Fuente, Një prej tyre ishte veterani Hesus Navas, i cili ka luajtur në këtë sfidë i dëmtuar për 90 minuta.

adsdsadasadsdsadasadsads

Mbrojtësi mori një goditje në këmbë nga Manaj në një duel që në sekondat e parë të sfidës. Por ai vendosi që të qëndronte në fushë edhe pse kishte dhimbje të mëdha dhe në pushimin e ndeshjes e këshilluan që të dilte, pasi kishte një hematomë të dukshme, siç shfaqet edhe në pamjet e publikuara nga vetë Federata Spanjolle.

Por Navas kishte vendosur që të qëndronte në fushë mes dhimbjeve, për të ruajtur Dani Karvahal, i cili është titullari në krahun e tij. Lojtari i Real Madrid kishte një karton të verdhë dhe për të mos rrezikuar një pezullim të mundshëm të tij me një karton të dytë. Navas i bëri të qartë stafit se e përballonte dhimbjen deri në fund të ndeshjes, ndaj luajti 90 minuta në atë situatë.

“Mora një goditje të fortë, ndjeva shumë dhimbje dhe për më tepër është këmba më të cilën godas”, tregoi Navas. “Mjekët e panë gjendjen e këmbës dhe më pyetën si isha, por dëshiroja të luaja gjithë ndeshjen. Jemi një ekip dhe një familje. E dija që Deni kishte një karton dhe kjo mund ta pengonte të luante në takimin e radhës. Në fund të fundit, ajo që na bën të arrijmë suksese është të shohim për të mirën e grupit”, tha futbollisti.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"