VIDEO/ Shok skuadre me dy futbollistët shqiptarë, tifozët mrekullojnë Ivan Rakitiçin gjatë prezantimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 22:13

VIDEO/ Shok skuadre me dy futbollistët shqiptarë, tifozët mrekullojnë Ivan Rakitiçin gjatë prezantimit

Ivan Rakitiç është një lojtar i ri i Hajduk Split. Kroati që u largua nga Al Shabab, për t’u bashkuar me ekipin e Gatuzos, ku aktivizohen edhe 2 futbollistët me origjinë shqiptare, Emir Sahiti dhe Leon Dajaku. 

rakitic

Rakitiç, nënshkroi kontratën për dy vjet me Hajdukun. Mesfushori, mbërriti në Split pasditen e së dielës dhe më pas pasoi një spektakël nga ana e tifozëve, të cilët e mrekulluan me pritjen që i rezervuan. 

Një moment emocionues, kur Ivan Rakitiç doli para tifozëve të Hajdukut, të cilët me mijëra e pritën në qytet. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"