VIDEO/ Shpirti italian nuk vdes kurrë! “Axurrët” shënojnë në minutën e fundit shtesë dhe kualifikohen për më tej duke eliminuar Kroacinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2024 | 1:01

VIDEO/ Shpirti italian nuk vdes kurrë! “Axurrët” shënojnë në minutën e fundit shtesë dhe kualifikohen për më tej duke eliminuar Kroacinë

Kroacia dhe Italia janë ndarë në baraspeshë totale 1-1, në takimin e fundit të vlefshëm për Grupin B të Kampionatit Europian 2024.

Capture

Një ndeshje plot emocione, ku Modriç në hapësirën e 2 minutave u kthye nga një zero te një hero. Në fillim humbi penallti dhe më pas arriti të shënoi duke i dhënë avantazhin kroatëve. Italianët provuan deri në fund dhe nuk u dorëzuan. Gjyqtari dha 8 minuta shtesë, duke i dhënë një shans më tepër “axurrëve” të shënonin baraspeshën, dhe pikërisht kjo gjë ndodhi. Në minutën e 90+8-të, zëvendësimi i artë i Luçiano Spaletit, Zakanji, arriti të shënojë dhe të kualifikoj Italinë për më tej.

Me këtë rezultat, Italia shkon në kuotën e 4 pikëve duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa Kroacia është praktikisht e eliminuar me vetëm 2 pikë të grumbulluara dhe me një golavarazh -3.

REZULTATI | KROACI-ITALI 1-1

55′ Modriç / 90+8′ Zakanji

NGJARJET KRYESORE

90+8′ Mbyllet ndeshja në Laipcig.

90+8′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL ITALIA! Gol në minutën e fundit nga Zakanji që shpëton skuadrën e tij ndoshta nga një eliminim i turpshëm. (VIDEO)

90′ Gjyqtari akordon 8 minuta shtesë.

89′ Del Kramariç dhe futet Juranoviç te Kroacia.

87′ Kieza hedh një top nga krahu i djathtë për Skamakën por ky i fundit nuk e mbërrins dot.

85′ Italia e gjitha përpara, por nuk janë të qartë.

82′ Stanisiç ndëshkohet me karton të verdhë.

81′ 2 Zëvendësime tek Italia, dalin Zhorzhinjo dhe Darmian, në vendin e tyre futen Faxholi dhe Zakanji.

80′ Del nga fusha lojës Modriç dhe futet Majer te Kroacia.

78′ Karton i verdhë për Prongaçiç.

74′ Ivanuseç ndëshkohet me karton të verdhë.

72′ Raspadori provon nga goditja e dënimit me topin që bllokohet nga muri dhe shkon në goditje këndi.

70′ Zëvendësim te Kroacia, dalin Kovaçiç dhe Suçiç futet Ivanuseç dhe Perisiç.

69′ Raste të shumta të italianëve por nuk po dijnë të shënjnë.

67′ Një krosim nga krahu i djathtë gjen Darmianin në shtyllën e dytë, ky i fundit godet por gjuajtja bllokohet nga mbrojtja kroate.

65′ Kombinime të bukura të italianëve në zonë por në fund nuk ja dalin të godasin.

61′ Bastoni godet me kokë një top të ardhur nga ekzekutimi i një goditje këndi me sferën që shkon pak më lart traversës.

60′ Modriç ndëshkohet me karton të verdhë.

58′ Zgjihen nga gjumi italianët, provojnë të gjejnë golin e baraspeshës.

57′ Dimarko largohet nga fusha dhe futet Kieza tek Italia.

55′ GOOOOOOOOOOOOOL KROACIA! Pas humbjes së penalltisë Modriç arrin të shënojë dhe i jep avantazhin të tijve. (VIDEO)

54′ Modriç bën gabimin fatal dhe e humbet penalltinë, pret mrekullisht Donaruma. (VIDEO)

52′ Penallti për Kroacinë, Fratezi prek topin me dorë në zonë dhe i jep mundësinë e shkëlqyer kroatëve për të kaluar në avantazh. (VIDEO)

50′ E kanë kroatët kontrrollin e topit në këto minuta të para, synojnë të marrin avantazhin.

46′ Skuadrat e fillojnë lojëm me nga një zëvendësim, tek Italia del Pelegrini dhe futet Fratezi ndërsa tek Kroacia del Pashaliç dhe futet Budimir.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+’ Mbyllet pjesa e parë në Laipcig, baraspeshë totale.

45′ Gjyqtari akordon 1 minut shtesë

42′ Shumë duele në mesfushë, skuadrat nuk po dijnë të çajnë para.

39′ Ritmi i lojës duket se është ulur ndjeshëm.

36′ Pelegrini provon goditjen në limitet e zonës por shkon qendrore në duart e portierit Livakoviç.

35′ Minuta të qeta, akoma nuk kemi një tentativë për të marrë avantazhin nga secila skuadër.

29′ Zgjohen kroatët tani, provojnë të krijojnë aksione të rrezikshme.

26′ Barela kroson për Bastonin në zonë, ky i fundit godet me kokë dhe portieri Livakoviç bën një pritje vendimtare duke lënë portën e paprekur. (VIDEO)

25′ Niset një top i gjatë pë Reteguin dhe portieri kroat Livakoviç detyrohet të dal nga zona dhe ta largoj sferën me këmbë.

21′ Kalafjori kroson nga krahu i majtë dhe gjen Reteguin në zonë, ky i fundit godet me kokë por topi prek Gvardiol dhe shkon në goditje këndi. (VIDEO)

17′ Suçiç provon krosimin nga krahu i djathtë por bllokohet nga Kalafjori dhe shkon në duart e Donarumës.

11′ Dimarko kroson në gjysmëlartësi nga krahu i majtë dhe gjen Pelegrinin i cili godet me kokë por jashtë.

7′ Di Lorenzo merr krahun e djathtë dhe provon të pasojë për Retegui në zonë por Sutalo e largon në goditje këndi.

5′ Suçiç provon goditjen nga distanca me topin që merr drejtimin e trekëndëshit të majtë të portës, por atje shkon Donaruma që e devijon në goditje këndi. (VIDEO)

3′ Qarkullon topin Kroacia, skuadrat akoma po studiojnë njëra-tjetrën në këto minuta të para.

1′ Starton ndeshja në Laipcig.

FORMACIONET ZYRTARE

KROACIA (4-3-3): Livakoviç; Stanisiç, Sutalo, Pongraçiç, Gvardiol; Modriç, Brozoviç, Kovaçiç; Suçiç, Kramariç, Pasaliç | Trajner: Zlatko Daliç

ITALIA (4-2-3-1): Donaruma; Darmian, Kalafiori, Bastoni, Di Lorenzo; Zhorzhinjo, Barella; Dimarko, Pellegrini, Raspadori; Retegui | Trajner: Luçiano Spaleti

Capture

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"