VIDEO/ Shtatë gola, polemika, penallti dhe tërheqje skuadre. Apolonia befason Vorën dhe shkon në finalen e play-off

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2024 | 23:50

VIDEO/ Shtatë gola, polemika, penallti dhe tërheqje skuadre. Apolonia befason Vorën dhe shkon në finalen e play-off

Apolonia ka bërë sot një surprizë të mirëfilltë teksa ka mundur me shifrat 4-3 Vorën në fushën e kësaj të fundit, duke siguruar praninë në finalen e play-off të Kategorisë së Parë.

bandicam 2024-05-12 16-39-06-292

Ndeshja filloi me golin e fierakëve të shënuar nga Hebeja, por më pas ishin vendasit që përmbysën gjithçka në pjesën e parë me dygolëshin e Prengajt. Një penallti e kontestuar e shënuar nga Raboshta çoi në vendimin për tërheqjen e përkohshme të skuadrës fierake nga fusha e lojës, me presidentin Koço Kokëdhima që mbajti jashtë ekipin për rreth 5 minuta.

Por pas kthimit në fushë ishin fierakët shumë më kërkues dhe agresive, teksa gjetën golin me Maksutin dhe Omerin. Pak minuta para fundit, Umejego shënoi për ekipin fierak duke përmbysur shifrat në 4-3, rezultat që rezistoi deri në mbyllje të ndeshjes duke kaluar Apoloninë në fazën tjetër në play-off.

VORA-APOLONIA 3-4
31′, 44′ Prengaj, 49′ (p) Raboshta / 22′ Hebeja, 68′ Maksuti, 72′ Omeri, 81′ Umejego

GOLI HEBEJAJT (VIDEO)

GOLI I PRENGAJT (VIDEO)

GOLI I DYTË I PRENGAJT (VIDEO)

GOLI I RABOSHTES (VIDEO)

KOÇO KOKËDHIMA TËRHEQ SKUADRËN NGA FUSHA (VIDEO) (VIDEO)

LOJA RIFILLON PAS 5 MINUTASH PROTESTË (VIDEO)

GOLI I MAKSUTIT (VIDEO)

GOLI I OMERIT (VIDEO)

GOLI I UMEJEGO (VIDEO)

VORA KËRKON PENALLTI (VIDEO)

VORA KËRKON PËRSËRI PENALLTI (VIDEO)

VORA: Jata, Tabaku (90′ Shani), Prengaj, Raboshta, Vrapi, Martins, Dalipi, Imami, Franklin (74′ Qardaku), Sefa (86′ Xhabrahimi), Avdiu (46′ Ismaili)
Trajner: Endri Zjarri

APOLONIA: Harizaj, Asllani, Shanaj, Trifoni, Hebeja, Musa (68′ Omeri), Repaj (60′ Kofi), Ndubuisi, Injeu (46′ Bejzade), Maksuti, Mesoma
Trajner: Artan Mërgjyshi

KV: 80′ Sefa / 30′ Injeu, 54′ Harizaj, 83′ Umejego, 90’+3′ Bejzade

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"