VIDEO/ “Shtyje, shtyje, shtyje”, shikoni seancën e parë stërvitore të Brojës nën urdhrat e Poçetinos
Çelsi ka kryer seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit të ri, Mauricio Poçetino, i cili duket se e ka nisur menjëherë me ritme të larta.
Në këtë seancë u paraqit dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili duket se ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe është i gatshëm për “Blutë”.
Ai shfaqet në palestër me pjesën tjetër të skuadrës, teksa duket se kryen një stërvitje intensive, ku së bashku me të ndodhet dhe përgatitësi atletik, i cili i thotë shpesh Brojës: “Shtyje, shtyje, shtyje”.
Çelsi do të nisë fazën përgatitore kundër skuadrës së Urekshem, e cila fitoi zemrat e tifozëve anglez pasi u ngjit në mënyrë dramatike në League Two, ndërsa më pas do të udhëtojë për në SHBA.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"