VIDEO/ Supergoli i tij mposht Leisterin, talenti i cili u la jashtë planeve nga Silvinjo vazhdon të shkëlqejë në Angli
Anis Mehmeti vazhdon të lërë shenjë në futbollin anglez, ku është kthyer në një nga elementët më të mirë të skuadrës së Bristol Siti në kategorinë e dytë angleze. Mesfushori ofensiv shqiptar, i cili u la jashtë listës së fundmi nga Silvinjo, ka shënuar sot golin e tretë të këtij edicioni, duke ndihmuar skuadrën të mposhte Leisterin, ekipin që kryesonte kampionatin.
Mehmeti, si zakonisht titullar, zhvilloi një ndeshje të mirë dhe në minutën e 74-t, pasi gjeti hapësirën para zonës, lëshoi në gjuajtje të pakapshme për portierin Hermansen, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Ky gol do të ishte ai që do të vendoste fatin e ndeshjes dhe do t’i jepte Bristolit fitoren 1-0 që ka shumë vlerë sidomos për moralin, pasi skuadra pozicionohet në mesin e klasifikimit, me pak shanse për të shkuar në play-off.
PANORAMASPORT.AL