VIDEO/ Tenisti i njohur “braktis” ndeshjen dhe kërkon ndihmë: Po imiton bletën, largojeni nga tribuna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2023 | 13:06

VIDEO/ Tenisti i njohur “braktis” ndeshjen dhe kërkon ndihmë: Po imiton bletën, largojeni nga tribuna

Ndeshja e tenisit mes Stefanos Tsitsipas dhe Ben Shelton për raundin e dytë në “Cincinnati Masters 1000” është ndërprerë nga një episod me të vërtetë i çuditshëm. Tenisti grek ka ndërprerë shërbimin për shkak të një shqetësimi që ka ndjerë nga tifozët kundërshtarë.

Tsitsipas

Një nga të pranishmit në tribunë, ka imituar një bletë gjatë gjithë kohës, gjë e cila ka sjellë shqetësime te tenisti grek. Duke menduar se bleta po e sulmon, ai shpesh herë ka bërë gjeste sikur po e largon por në të vërtetë përpjekjet kanë qenë të kota pasi në fushë nuk kishte asnjë bletë.

Sakaq, tenisti ka kërkuar ndihmën e arbitrit për këtë episod duke u shprehur se është një tifoz që e shqetëson. Me ndihmën e të tjerëve, ai ka zbuluar identitetin e tifozit dhe ka kërkuar që ta nxjerrin nga stadiumi, por më pas ka marrë garancinë se nuk do të përsëritet më diçka e tillë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"