VIDEO/ Teuta e nis me fitore, kapiteni Arapi i jep 3 pikët përballë Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2019 | 20:50

VIDEO/ Teuta e nis me fitore, kapiteni Arapi i jep 3 pikët përballë Bylisit

Teuta e nisi me një fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Bylisit., takimin e parë në Kategorinë Superiore për këtë sezon.

Vila

Ekipi i Shkëmbit, me disa ndryshime në formacionin titullar këtë sezon, u duk dominues, ku kërkoi golin që në minutat e para, por realizimi erdhi vetëm në minutën e 34-t, ku ishte kapiteni Arapi që shtyu topin me kokë në rrjetë, pas një goditje këndi.

Durrsakët shënuan sërish në minutën e 54-t, me Lorenco Vilën, por edhe pas festimit të golit, u anulua me shumë vonesë nga gjyqtari Xhaja dhe asistenti Shkreta. Deri në fundin e ndeshjes, nuk pati më gola të tjerë, dhe Teuta mori 3 pikët e para në këtë sezon përballë Bylisit.

 

 

FT | TEUTA-BYLIS 1-0

GOL: Arapi 34′ / 

KOMENTI LIVE: 

73’ Teuta bën ndërrimin e parë, largohet Vecaj i dëmtuar  vendin e tij e zë Emiljano Vila.

70’ Bylisi bën ndërrim, shkodrani Qardaku i lë vendin Jaupajt.

56′ Guindo ndëshkohet me karton të verdhë për faull në sulm.

54′ Lorenco Vila gjen rrugën e rrjetës por goli anulohet për faull në sulm kundër Goxhajt. Tërbohen tifozët durrsakë. Një gol i anuluar me shumë vonesë pas konsultës së gjyqtarit Xhaja me asistentin Shkreta. Një rast për moviolë.

46′ Vecaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

46′ Zëvendësim te Bylis, largohet Beji, vendin e tij e zë Mishel.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ E pabesueshme çfarë humbet Vecaj, shumë pranë vijë fatale. Pranë golit të dytë Teuta.

34′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Realizon kapiteni Arapi. Mbrojtësi shkëputet mirë pas një goditje dënimi, godet saktë me kokë brenda zonës, duke mposhtur Isli Hidin. 

25′ Kallaku ndëshkohet me karton të verdhë për simulim brenda zonës.

18′ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Vecajt.

16’  Kuro futet në zonë,  pretendon për penallti, por Xhaja nuk është i këtij mendimi.

14’ Goditje nga këndi për Teutën, Kallaku harkon në zonë për Kuron që gjuan dhe e kthen në qendër por largon mbrojtja ballshiote rrezikun.

10′ Bylis arrin të fitojë metra duke mbyllur në mbrojte Teutën. Minuta pozitive për ballshiotët.

4′ Shans i artë për Teutën me anë të Lorenco Vilës, i cili gabon një penallti në lëvizje, pas asistit të sulmuesit Nikaç.

1′ Ka nisur takimi.

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA: Frasheri, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kuro, Avdyli, Aleksi, Kallaku, Vecaj, Vila, Nikaç. Trajner: B. Shkëmbi

BYLIS: Hidi, Bicaj, Goxha, Ymeralilaj, Turabov, Ndreca, Mëllugja, Murataj, Antoni, Guindo, Qardaku. Trajner: V. Dovedan.

Teuta-Bylis

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"