VIDEO/ Tirana nuk ia del, bardheblutë e Shkëmbit eliminohen në raundin e parë të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 0:10

VIDEO/ Tirana nuk ia del, bardheblutë e Shkëmbit eliminohen në raundin e parë të Ligës së Konferencës

Tirana nuk ia ka dalë dot ndaj gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisit, duke u mposhtur me rezultatin 0-1 në “Elbasan Arena” në sfidën e kthimit, të vlefshëm për raundin e parë.  

bandicam 2024-07-18 21-36-04-551

Bardheblutë e Bledi Shkëmbit, pavarësisht lojës pozitive, nuk kanë mundur të kualifikohen për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.  

Goli i Johnsen në minutën e 3-të, ishte ai që iu dhuroi kualifikimin miqve, teksa dueli i parë përfundoi në barazim 1-1.  

FT TIRANA-TORPEDO KUTAISI 0-1
3′ Johnsen

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

89′ Selmani dhe Mici shpëtojnë Tiranën nga pësimi i golit të dytë. (VIDEO) 

88′ Harkim nga e majta, por Abel nuk koordinohet siç duhet me kokë, duke gjuajtur jashtë kuadratit.

80′ Shkëmbi kryen menjëherë 3 zëvendësime, largohen Haxhiu, Prengaj dhe Soler, në fushë Ismajli, Abah dhe Dembele.

77′ Tjetër mundësi e artë për Tiranën me Ndrecën, por bardheblutë nuk arrijnë të konkretizojnë. (VIDEO)

73′ Pranë golit Tirana me Ndrecë, që provon me kokë pas harimit të Prengajt, por kontrollon gjithçka portieri mik. (VIDEO) 

71′ Zëvendësim te Tirana, largohet Bajroviç, në fushë Ndreca.

67′ Rrëmujë në zonën e Torpedo Kutaisit, por nuk përfitojnë bardheblutë.

60′ Pranë golit Tirana me Bajroviç, i cili provon me kokë pas asistit të Prengajt, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

48′ Provon Tirana me Soler, por tentativa e tij është qendrore dhe ndalet nga portieri mik.

46′ Starton pjesa e dytë, Shkëmbi kryen menjëherë zëvendësim, largohet Meta vendin e tij e merr sulmuesi Zharmoni.

45’+3’ Gjyqtari mbyll pjesën e parë me avantazhin 1-0 për Torpedo.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

39’ Haxhiu nga e djathta e sulmit harkon në zonë, askush nuk përfiton në qendër dhe mbrojtja mike largon rrezikun.

33’ Përgjoni është futbollisti i radhës i bardhebluve i cili tenton nga distanca, sfera shkon shumë lart mbi traversë.

32’ Jonuzi provon portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, Kljajiç grushton jashtë. (VIDEO)

27’ Aksion tjetër i mirë i bardhebluve, por që finalizohet me një gjuajtje të dobët të Prengajt, që ndalet në duart e portierit. (VIDEO)

25’ Haxhiu nga e djathta gjen hapësirën për të tentuar të gjejë rrjetën në shtyllën e dytë, por pa gjetur portën.

22’ Nadarai depërton deri në zonën bardheblu, vetëm një ndërhyrje e Isuf i heq sferën nga këmbët dhe shmang gjuajtjen në portë. (VIDEO)

17’ Pas një harkimi në zonë, Haxhiu gjuan me kokë por gjen përgjigjen e portierit Kljajiç.

14’ Meta nga distanca tenton portën duke vënë në vështirësi portierin e miqve i cili devijon sferën jashtë. (VIDEO)

11’ Prengaj nga e majta shmang një lojtar dhe gjuan, por pa gjetur katërkëndorin e skuadrës gjeorgjiane.

9’ Aksion i shpejtë i bardhebluve nga e djathta, prekja e Prengajt kthehet në asist për Haxhiun, por gjuajtja e këtij të fundit është e gabuar dhe shkon jashtë. (VIDEO)

7’ Jonuzi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Zhunior.

3’ Bardheblutë pësojnë shumë shpejt golin e parë! Pas një harkimi nga e djathta, Johnsen gjuan menjëherë dhe mposht Selmanin me goditjen e tij. (VIDEO)

1′ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Selmani, Isuf, Kola, Pergjoni, Mici, Soler, Meta, Jonuzi, Prengaj, Haxhiu, Bajroviç.
Trajner: Bledi Shkëmbi

TORPEDO KUTAISI: Kljajiç, Monteiro, Nadaraia, Sandokhadze, Felipe Pires, Eliton Zhunior, Gigauri, Ninkoviç, Auro, Johnsen, Mshedlishvili
Trajner: Stefen Kin

saddsadsadsadsadsadasads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"