Postuar: Nëntor 29, 2023 | 15:17
VIDEO/ Toti apo Roberto Baxho? Ish-trajneri i Dinamos hap sondazh për fanellën me numrin 10
Ish-trajneri i Dinamos, Xhanluixhi Di Biaxho, ka shpërndarë një video speciale në rrjetin social “Instagram”, teksa shfaqet në shoqërinë e dy ikonave të futbollit italian. Roberto Baxhos dhe Françesko Totit.
Ish-futbollistët po përgatiten për një ndeshjes, teksa dilema e Di Biaxhos ka të bëjë me fanellën me numrin 10. Ish-tekniku që drejtoi Dinamon këtë sezon në Superiore, hapi një sondazh se cili e meriton ta mbajë në ndeshjen miqësore, fanellën me numrin 10, Toti apo Roberto Baxho.
Një zgjedhje realisht shumë e vështirë, pasi bëhet fjalë për dy futbollistë të klasit të lartë që i kanë dhënë shumë futbollit italian.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"