Video / Tre ndeshje i mjaftojnë Qazim Laçit, vjen goli i parë në Francë
Nuk ka vonuar shumë goli i parë i Qazim Laçit në kategorinë e dytë franceze. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare U-21, i huazuar te Ajacio nga radhët e Olimpiakosit për të pasur mundësinë e aktivizimit sa më të rregullt, ka shënuar sot golin e tij të parë me fanellën e kësaj skuadre në ndeshjen kundër Paris FC.
Laçi, i aktivizuar si zëvendësues në minutën e 66 të takimit, në vend të Kavalit që kishte shënuar golin e avantazhit me penallti për Ajacion, arriti të tregonte vlerat e tij para portës me një kundërsulm të shpejtë duke finalizuar me qetësi për të vulosur rezultatin 2-0 në favor të skuadrës së tij.
Ky sukses ngjiti Ajacion në vendin e 5-të në klasifikim, pas 4 ndeshjeve të para në kampionat ku ka realizuar 2 fitore e 2 barazime. Sigurisht që ky gol do t’i garantojë më shumë hapësira Laçit në ndeshjet e ardhshme, duke llogaritur se deri tani kishte luajtur një takim si titullar e dy si zëvendësues.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"