VIDEO/ Triumf me përmbysje! Keko bën heroin, Partizani kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 0:12

VIDEO/ Triumf me përmbysje! Keko bën heroin, Partizani kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Partizani ia del të kualifikohet për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, teksa mposhti me përmbysje 1-2 maltezët e Marsashlok, në një duel që rezultoi tepër interesant. 

keko partizani

Edhe pse vendasit gjetën të parët golin, në startin e pjesës së dytë, “Demat” arritën të përmbysnin gjithçka me Carën dhe Kekon, ky i fundit i hedhur nga stoli në minutën e 87-të, arriti të shndërrohej në hero.  

FT MARSASHLOK-PARTIZANI 1-2

Juri 46′ / Cara 48′, Keko 90+2′

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida!

90+2′ GOOOOL PARTIZANI 1-2/ Keko futet nga stoli dhe shënon një gol me shumë peshë. Shpërthen festa te “Demat e Kuq”. Asist vendimtar i Hadroit (VIDEO) 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

87′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Cara, vendin e tij e merr Keko.

86′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanin, portieri i mohon golin e avantazhin të kuqve, pas tentativës së Rrapajt. (VIDEO) 

78′ Maget provon me një goditje befasuese nga jashtë zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

76′ Maget ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

72′ Mba rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti, por gjyqtari vijon lojën. (VIDEO) 

71′ Zëvendësim te Partizani, largohet Bintsuka, në fushë Mba.

59′ E pafalshme çfarë humbet Bintsuka shumë pranë vijës fatale, nuk iu besojnë syve të kuqtë. (VIDEO)

58′ Pritje fantastike e Qirkos, që i mohon golin e dytë maltezëve. Pas harkimit nga e majta, Igor godet me kokë, por grushton portieri i Partizanit, që largon rrezikun në këndore. (VIDEO) 

55′ Ndizet sfida, Partizani tashmë hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën respektive.

48′ GOOOOL PARTIZANI 1-1/ Zgjat vetëm 2 minuta festa e vendasve, Tedi Cara vendos menjëherë baraspeshën. (VIDEO) 

46′ GOL MARSASHLOK 1-0/ Zhbllokohet sfida, maltezët gjejnë menjëherë avantazhin me numrin 10, Juri. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë!

45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

41’ Mehmeti përfundon në listën e lojtarëve të ndëshkuar me karton të verdhë për një faull në sulm.

39’ Hadroj gjen Rrapajn mirë në qendër para zonës, gjuajtja e mesfushorit është e gabuar dhe kalon mbi traversë. (VIDEO)

36’ Gjuajtje e fortë e Rrapajt në kufijtë e zonës, portieri i vendasve bllokon në dy kohë. (VIDEO)

35’ Pas një goditje dënimi, sfera shkon te Zguro i cili gjuan në ecje e sipër, por ccon topin shumë lart mbi traversë.

27’ Traversa shpëton vendasit! Pas një aksioni perfekt të Rrapajt i cili nis Bintsukën, ky i fundit gjuan e mposht portierin, por sheh topin të ndalet në traversë. (VIDEO)

26’ Igor nis një top për Juri i cili tenton portën në pozicion ballor, pa gjetur katërkëndorin e Qirkos. (VIDEO)

22’ Dominim i plotë në mbajtjen e topit nga Partizani, por pa prodhuar gjuajtje para portës vendase.

17’ Muskat ndëshkohet me karton të verdhë.

13’ Drobnjak del mirë dhe grushton edhe goditjen nga këndi pasardhëse duke larguar rrezikun.

12’ Top në qendër për Carën, portieri i vendasve devijon gjuajtjen e tij në këndore. (VIDEO)

11’ Të kuqtë tentojnë të krijojnë një aksion të shpejtë me shumë kombinime, Mehmeti është ai që tenton portën por duke gabuar shënjestrën.

8’ Murataj nuk vazhdon dot më dhe largohet nga fusha e lojës. Në vend të tij aktivizohet Mehmeti. (VIDEO)

3’ Ndeshja rifillon dhe mesfushori kthehet në fushë, pasi do të provojë të vazhdojë duelin.

2’ Menjëherë ndalet ndeshja për probleme në gju të Muratajt, i cili ka pasur probleme të vazhdueshme fizike gjatë javës. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Maltë.

FORMACIONET ZYRTARE

MARSASHLOK: Drobnjak; Xheferson, Lopez, Raden, Aguirre, N. Muskat, Skikluna; Mikallef, Juri, Igor Guolarte, Aleks Tanke
Trajner: Uinston Muskat

PARTIZANI: Qirko; Hadroj, Sembene, Bytyqi, Zguro, Buxhelaj; Murataj, Maget, Rrapaj; Cara, Bintsuka
Trajner: Orges Shehi

addasdassddsaasdadsdsaadsads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"