VIDEO/ U largua nga Atletiko Madridi pas 12 vitesh, futbollisti shpërthen në lot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 23:16

VIDEO/ U largua nga Atletiko Madridi pas 12 vitesh, futbollisti shpërthen në lot

Futbollisti Saul Niguez nuk do të jetë më pjesë e Atletiko Madridit. Mesfushori spanjoll karrierën do ta vazhdoj te skuadra e Sevijas.  

saul

29-vjeçari sot ishte në qendrën stërvitore të Atletikos ku u përshëndet me shokët e skuadrës. Saul ishte i emocionuar teksa shpërtheu në lot, pasi do të largohet nga klubi pas 12 viteve.

Niguez dhe Atletiko me marrëveshje kanë shkëputur kontratën dhe do të transferohet te Sevilja, ku ka pranuar edhe ulje të pagës për 50%. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"