VIDEO/ U transferua me bujë te skuadra e Kategorisë së Parë për 100 mijë euro, por sulmuesi 26-vjeçar rikthehet te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2024 | 21:00

VIDEO/ U transferua me bujë te skuadra e Kategorisë së Parë për 100 mijë euro, por sulmuesi 26-vjeçar rikthehet te…

Skuadra e Trepçës ka rikthyer në radhët e veta sulmuesin Mustafa Ba, i cili në merkaton e janarit u transferua te skuadra e Besës së Kavajës në Kategorinë e Parë, ku arriti të shënonte 6 gola në 14 ndeshje.  

Besa duke festuar golin e shënuar nga Mustafa Ba ndaj Luzit

Vlen të theksohet fakti se kavajasit shpenzuan plot 100 mijë euro për transferimin e sulmuesi 26-vjeçar.  

Për Ba ishin të interesuara shumë skuadra, por në fund skuadra mitrovicase arriti të siguronte shërbimet e tij. Ende nuk janë bërë te ditura detajet për sa i përket shifrave të rikthimit të Ba-së te Trepça. Kanë qenë këta të fundit që nëpërmjet një video speciale kanë konfirmuar rikthimin e senegalezit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"