VIDEO/ Uruguaji eliminon me penallti Brazilin, Kolumbia turpëron Panamanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 8:24

VIDEO/ Uruguaji eliminon me penallti Brazilin, Kolumbia turpëron Panamanë

Është plotësuar katërshja e gjysmëfinaleve në Kupën e Amerikës. Argjentinës dhe Kanadasë i bashkohet edhe Uruguaji me Brazilin.

GDFH

Uruguaji mposhti Brazilin me penallti pasi u treguan më të saktë në penallti. Ndeshja e kohës së rregullt u mbyll pa gola dhe gjithccka u vendos në ruletën ruse.

Eder Militao dhe Luiz Daglas gabuan nga 11 metrat duke bërë kështu që “seleccao” të kthehen në shtëpi dhe Uruguaji të kalojë në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër Kolumbia mundi me rezultatin e thellë 5-0 Panamanë. Golat u shënuan nga Kordoba, Rodrigez, Diaz, Rios dhe Borja.

Rikujtojmë që gjysmëfinalja e parë është me 10 korrik në orën 2:00 mes Argjentinës dhe Kanadasë dhe Uruguaji-Kolumbi do të luhet më 11 korrik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"