VIDEO/ Vazhdon starti fenomenal i sezonit, Mirlind Daku tund përsëri rrjetën në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2024 | 20:03

VIDEO/ Vazhdon starti fenomenal i sezonit, Mirlind Daku tund përsëri rrjetën në Rusi

Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë në startin e këtij sezoni me skuadrën e Rubin Kazan në Rusi, ku ai është kthyer në liderin e repartit të sulmit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur edhe këtë javë golin me klubin e tij në kampionat.

asddsadsadasdasdsaads

Në ndeshjen ndaj Khimki, Daku ishte si zakonisht titullar në rreshtimin e skuadrës së tij, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44-t të pjesës së parë të takimit, për t’i dhënë avantazhin Rubin Kazan.

Ai shënoi falë një penalltie, duke mposhtur portierin kundërshtar i cili u hodh në krahun e gabuar.

SHIH VIDEON

Ky është goli i dytë në tre javë për Dakun, i cili ka dhënë edhe një asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"