VIDEO/ Vendos goli i Bekim Balajt, Vllaznia triumfon ndaj nënkampionëve të Bosnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 22:05

VIDEO/ Vendos goli i Bekim Balajt, Vllaznia triumfon ndaj nënkampionëve të Bosnjës

Vllaznia triumfoi me rezultatin 0-1 në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme ndaj Zrinjskit, në stadiumin e Mostarit. Ky test u vendos nga goli i Bekim Balajt në minutën e 2-të. Pas një harkimi nga këndi nga ana e Malës, topi mbeti në zonë, ku kapiteni shkodran nuk fali duke tundur rrjetën. 

vllaznia

Vlen të theksohet fakti se Zrinjski, në sezonin e kaluar, e mbylli kampionatin në vendin e dytë.  Kuqeblutë, para se të shkonin në Bosnjë, ku po zhvillojnë fazën përgatitore, kanë luajtur edhe një miqësore me Buduçnostin, ku humbën 1-3. 

vllaznia festa

Në Medjugorje Vllaznia do të luajë edhe një tjetër miqësore para se të kthehet në Shkodër. 

GOLI I BALAJT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"