VIDEO/ Vërshëllimat e tifozëve belgë pas barazimit kualifikues ndaj Ukrainës, por shikoni çfarë bën kapiteni De Bryjn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2024 | 23:48

VIDEO/ Vërshëllimat e tifozëve belgë pas barazimit kualifikues ndaj Ukrainës, por shikoni çfarë bën kapiteni De Bryjn

 Belgjika e përfundoi Grupin E në vendin e dytë në renditje, pavarësisht se shihej favoritja mes Rumanisë, Ukrainës dhe Sllovakisë.

de bryjn  

Barazimi i sotëm pa gola kundër Ukrainës i ka lënë të pakënaqur tifozët, të cilët ia kanë bërë të qartë pakënaqësinë e tyre edhe lojtarëve. 

Në momentin kur këta të fundit shkuan të përshëndesnin tifozët e tyre, u përballën me vërshëllima. Në këto kushte, De Bryjn i ka kërkuar shokëve të skuadrës të largohen menjëherë në dhomën e zhveshjes, duke mos i përshëndetur kështu tifozët e tyre. Ky moment është bërë viral edhe në rrjetet sociale. Për më tepër shikoni videon:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"