VIDEO/ Xhoel dhe debutuesi Dabjani vendimtarë, Egnatia “tregon muskujt” dhe mund kampionen e Islandës në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 23:59

VIDEO/ Xhoel dhe debutuesi Dabjani vendimtarë, Egnatia “tregon muskujt” dhe mund kampionen e Islandës në transfertë

Egnatia ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për kualifikimin e mundshëm në turin e tretë të Ligës së Konferencës, teksa ka mundur sot me shifrat 1-0 në transfertë ekipin e VIkingur, kampionin në fuqi të Islandës.

bandicam 2024-07-25 21-18-17-618

Skuadra rrogozhinase vinte në duelin e sotëm me ndryshime të rëndësishme në përbëjre pas largimeve të Sherrit e Ibrahimoglu. Por Dabjani në portë ishte i pakalueshëm në ndeshjen e tij të debutimit në Europë, duke ndalur çdo goditje drejt katërkëndorit.

Nga ana tjetër, një pasiguri e portierit vendas i dha mundësinë Xhoel që të shtynte topin në rrjetë dhe t’u jepte avantazhin rrogozhinasve në pjesën e parë të sfidës. Kjo ia bëri më të thjeshtë skuadrës kampione të Shqipërisë të kontrollonte duelin në vijimin e tij dhe të fokusohej për të administruar këtë rezultat, duke ia dalë me sukses deri në vërshëllimën përfundimtare.

Kështu, Egnatia merr një rezultat që i jep shpresa të mëdha për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Konferencës dhe mundësinë që të vazhdojë të tregojë sa vlen edhe në arenën ndërkombëtare.

VIKINGUR-EGNATIA 0-1
33′ Xhoel

NGJARJET KRYESORE

90’+11’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Egnatias.

90’+9’ Pordarson merr vendin e Agnarson te vendasit. w ë

90’+4’ Andrason ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+2’ Xhoel dhe Kasa i lënë vendin në fushë Dulis dhe Gjatës në radhët e Egnatias.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

88’ Lubas ndëshkohet me të verdhë pas largimit të topit pas një faulli.

87’ Një pasim i gabuar mbrapa krijon probleme në zonën e Egnatias, por Dabjani kontrollon pasimin drejt qendrës nga vendasit.

81’ Një harkim nga e djathta gjen Vathnamar në zonë ku ai gjuan me kokë, por nuk gjen portën e Dobjanit. (VIDEO)

78’ Lubas merr vendin e Alijev te Egnatia.

78’ Lushkja humb rastin e artë për të mbyllur ndeshjen pasi merr një pasim perfekt para portës nga Fangaj. Gjuajtja e mesfushorit është tërësisht e gabuar dhe shkon jashtë. (VIDEO)

76’ Ingiimundarson. Djuriç dhe Punijed dalin nga fusha duke i bërë vend Pordarson, Gudjonson dhe Sigurpalson.

74’ Throndarson depërton në zonë nga e djathta, Dabjani me një dalje në këmbët e tij largon rrezikun. (VIDEO)

72’ Agnarson nga e djathta shmang mbrojtësit dhe ka hapësirën për të gjuajtur, Dabjani është edhe një herë i pakalueshëm dhe grushton. (VIDEO)

70’ Lushkja merr vendin e Drame në radhët e Egnatias

66’ Djuriç del në pozicion të favorshëm për të tentuar portën, predha r tij grushtohet nga Dabjani. (VIDEO)

63’ Malota ndëshkohet me karton të verdhë.

63’ Punijed provon edhe një herë nga e majta, sfera shkon larg katërkëndorit.

62’ Punijed provon të gjuajë nga një pozicion i mirë në të djathtën, Aleksi largon topin nga këmbët e tij dhe pastaj Fangaj spastron zonën. (VIDEO)

55’ Hansen merr topin në pozicion të favorshëm në zonë dhe gjuan me të majtën, por nuk gjen për fat katërkëndorin e Dabjanit. (VIDEO)

50’ Ndreca tenton në hyrje të zonës, sfera devijohet jashtë.

47’ Fillimisht Ndreca e pastaj Drame tentojnë nga e majta hë nisin pasime në zonë, por mbrojtja largon rrezikun.

46’ Pjesa e dytë nis pa ndryshime te dy skuadrat.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e rrogozhinasve.

45’+3’ Kasa tenton vetë portën me një gjuajtje nga e djathta e sulmit, sfera kalon mbi katërkëndorin e vendasve. (VIDEO)

45’+1’ Kasa nga e djathta çon topin në anën tjetër te Ndreca, i cili gjuan me të majtën por nuk ka shënjestrën e duhur.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

42’ Djuriç provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera shkon mbi traversë.

40’ Pas një goditje nga këndi, Hansen provon me kokë, por gjen Dabjanin në pozicion. (VIDEO)

39’ Edhe Xhemajli ndëshkohet me karton të verdhë.

39’ Kasa nuk ia del të kontrollojë në zonë pas një topi të gjatë në qendër, sfera shkon në duart e portierit.

37’ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.

33’ GOOOL EGNATIA! Pas një harkimi në zonë nga e djathta i Fangajt, topi në qendër nuk kontrollohet nga portieri i vendasve dhe Xhoel e shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

30;’ Vilhjalmson lë fushën i dëmtuar, duke i bërë vend Trandorson për vendasit.

22’ Një top në thellësi nga e majta nuk kontrollohet siç duhet në zonë nga Drame, me sferën që largohet nga mbrojtja.

19’ Një top i devijuar nga Hansen nga e majta shkon në duart e Dabjanit të vëmendshëm.

14’ Aleksi i afrohet një goli spektakolar me një goditje të fortë nga rreth 40 metra, portieri devijon mbi traversë. (VIDEO)

12’ Xhoel lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, portieri grushton në këndore. (VIDEO)

11’ Një pasim nga e majta çon topin te Hansen i cili rrotullohet dhe gjuan në zonë, por pa gjetur portën. (VIDEO)

8’ Rrogozhinasit tentojnë të rrezikojnë me një harkim nga e majta në zonë për Xhoel, por sulmuesi nuk ia del të devijojë mes mbrojtësve vendas.

5’ Vendasit rrezikojnë menjëherë me Ekroth i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e Dabjanit i cili shpëton portën. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Islandë.

FORMACIONET ZYRTARE

VIKINGUR: Jonson, Gunarson, Ekroth, Vatnhamar, Fjoluson, Vilhjalmson, Punjed, Ingimundarson, Agnarson, Hansen, Djuriç.
Trajner: A. Gunlaugson

EGNATIA: Dabjani, Xhemajli, Malota, Alijev, Fangaj, Ahmetaj, Aleksi, Ndreca, Kasa, Drame, Xhoel.
Trajner: E. Tetova

dsffdsfsdfdsfsdsfdsfdsfdsfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"