VIDEO/ Xhokoviç në fushë, ndalet ndeshja e turneut të Uimbëlldon me duartrokitje për… penalltitë e Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 21:25

VIDEO/ Xhokoviç në fushë, ndalet ndeshja e turneut të Uimbëlldon me duartrokitje për… penalltitë e Anglisë

Ndeshja e sotme mes Anglisë dhe Zvicrës në Euro 2024 kishte plotësisht vëmendjen e tifozëve britanikë, edhe atyre të cilët kishin shkuar të ndiqnin një turne po aq prestigjioz siç është ai i Uimbëlldonit në tenis që po zhvillohet këto ditë në Londër.

asddsadsaasdadsadsadsads

Ndaj në ndeshjen e sotme mes Novak Xhokoiviç dhe Aksel Popirin, ndeshja është ndalur për pak çaste pikërisht për shkak të ndeshjes së futbollit. Sapo në tribuna u hap lajmi se anglezët kishin fituar me penallti përballë Zvicrës, u dëgjuan brohoritje dhe më pas duartrokitje, duke bërë që të ndërpritej për pak çaste ndeshja.

Edhe tenistët në fushë e kuptuan menjëherë për çfarë bëhej fjalë dhe pranuan me sportivitet këtë moment feste të tifozëve anglezë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"