VIDEO/ Xhokoviç ngjitet në majën e botës, triumfon në Roland Garros dhe bëhet tenisti me më shumë Grand Slams në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2023 | 18:30

VIDEO/ Xhokoviç ngjitet në majën e botës, triumfon në Roland Garros dhe bëhet tenisti me më shumë Grand Slams në histori

Novak Xhokoviç është kampioni i ri i Roland Garros ose siç njihet ndryshe, French Open.

xhokovic

Tenisti serb mundi 3-0 (7-6, 6-3, 7-5) me sete norvegjezin Kasper Rud, i cili pavarësisht se u përpoq, ishte i pafuqishëm përballë veteranit.

Ky ishte triumfi i tretë për Xhokoviç në Roland Garros dhe gjithashtu Grand Slam-i numër 23, duke ja parakaluar Rafael Nadalit dhe duke u bërë tenisti me më shumë të tillë në histori. Sa i përket Rud, kjo është hera e dytë radhazi që ai humbet French Open në finale, ku vjet u mposht nga Rafa Nadal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"