VIDEO/ Xhokoviç nuk ka të ndalur, tenisti serb fiton “US Open” dhe merr titullin si “Më i Miri në Histori”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2023 | 14:05

VIDEO/ Xhokoviç nuk ka të ndalur, tenisti serb fiton “US Open” dhe merr titullin si “Më i Miri në Histori”

Novak Xhokoviç vazhdon të jetë në majën e tenisit botërori, me serbin që mundi në finalen e “US Open” rusin Medvedev dhe e çon kështu në 24 numrin e Grand Slameve, më shumë se kushdo tjetër në histori.

xhokovic

Finalja nuk pati shumë histori, me Xhokoviç që arriti t’i fitonte të tre setet (3-6, 6-7, 3-6) dhe duke rrëmbyer kështu titullin numër katër në “US Open”.

Gjithashtu ishte prestigjiozja spanjolle “Marca” e cila e quajti “Nolen” si tenistin më të mirë në histori, duke lënë pas Roxher Federer dhe Rafa Nadal.

Në një artikull të dedikuar për Xhokoviçin, “Marca” rendit të gjitha sukseset që serbi ka arritur gjatë karrierës së tij, gjë që e dallon atë nga dy rivalët e mëparshëm që ka pasur, duke i lënë pas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"