VIDEO/ Zhgënjen Shkëndija, tetovarët mposhten me dy gola në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 20:20

VIDEO/ Zhgënjen Shkëndija, tetovarët mposhten me dy gola në Ligën e Konferencës

Shkëndija e Tetovës ka zhgënjyer në ndeshjen e parë ndaj armenëve të Noah, të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës. Kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 2-0, teksa të dy golat u shënuan në fragmentin e dytë të lojës.

shkendija 

Deri në minutën e 81-të, rezultati ishte i pandryshuar ndërkohë që në minutat 81 dhe 90, vendasit shënuan dy herë me Gregorion dhe Pablon.  

Dueli i kthimit do të luhet pas një jave, teksa Shkëndijas do t’i duhet një sforco e madhe për të përmbysur shifrat.  

Trumçi, Adili, Cake dhe Totri ishin katër lojtarët që në të kaluarën janë aktivizuar në Superiore, teksa tashmë luajnë titullarë te skuadra tetovare.  

GOLI I PARË: VIDEO

GOLI I DYTË: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"