Vinsent Kompani, në gjurmët e Guardiolës në drejtimin e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 17:21

Vinsent Kompani, në gjurmët e Guardiolës në drejtimin e Bajernit

Trajneri Vinsent Kompani në krye te Bajernit ka filluar stërvitjet intensive me grupin, ndonëse me mungesa të vogla për shkak të inkuadrimit në Kampionatin Europian, ku emri më i rëndësishëm është Herri Kejn.

kompani

Gjatë këtyre ditëve kanë pasur edhe seanca kur janë lejuar mediat dhe tifozët, ndërsa përkushtimi i treguar nga tekniku belg ka dhënë sinjale pozitive te drejtuesit. Sipas asaj që raporton “BILD”, drejtuesit Maks Eberl dhe Kristof Frojnd kanë mbetur të impresionuar nga përkushtimi dhe taktikat e trajnerit 38-vjeçar. Kompani tregon shumë prezencë dhe aktivitet në fushën e stërvitjes.

Gjatë praktikës së lojës, ai qëndron në mes të fushës dhe drejton lojtarët e tij. Korrigjon edhe gabimet më të vogla për të përsosur lojën pozicionale. Sjellja e tij të kujton Pep Guardiolën, ish-trajnerin e Kompanis. I orientuar drejt detajeve, por edhe komunikues. Flet shumë me lojtarët, pavarësisht nëse janë talente të rinj apo yje të njohur. Gjithashtu ndërpret rregullisht ushtrimet për t’i bërë idetë e tij më të lehta për t’u kuptuar ose për të përmirësuar gabimet.

Në datën 24 korrik Bajern Mynihu do të zhvillojë miqësoren e parë nën urdhrat e Kompani, e cila përkon kundër Rotak-Egern, në orën 14:00. Leverksueni i Ksabi Alonsos do të jetë “muri” që duhet thyer në Gjermani, ndërsa rivaliteti më Champions është më i gjerë, me emra si Real Madrid, Mançester Siti apo Inter.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"