Vitija i jep lamtumirën Flamurtarit, reflekton klubi vlonjat dhe informon tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2024 | 17:57

Vitija i jep lamtumirën Flamurtarit, reflekton klubi vlonjat dhe informon tifozët

Ermal Vitija është një tjetër largim zyrtar nga Flamurtari. Klubi nuk rinovoi me kosovarin. 23-vjeçari një ditë më parë ka nënshkruar për skuadrën Prishtina e Re.

VITIJA FESTE ME FLAMURTARIN

Në një postin ne rrjetet sociale, Vitija nuk lë pa përmendur dhe falënderuar Flamurtarin. “Faleminderit Vlora, faleminderit Flamurtari. Do jem gjithmonë i juaji. Tani erdhi koha të kthehem në shtëpinë e re”, shkruan Vitija. 23-vjeçari erdhi te Flamurtari në sezonin 2022-2023.

Reflekton klubi, informohen tifozët

alla ne stervitje

 Klubi reflekton pozitivisht ndaj kritikës së “Panorama Sport”, se po mbante tifozët larg skuadrës. Dje në faqen zyrtare të klubit janë pasqyruar momente nga stërvitja në Pogradec, ku me ekipin ishin edhe afrimet e reja, Albi Alla dhe Sodiq Atanda. Flamurtari po merr ngarkesën e plotë dhe po zhvillon dy seanca në ditë nën drejtimin e Andrea Agostinelit. Përpara mbylljes së fazës së parë në Pogradec, ekipi pritet të zhvillojnë edhe një miqësore. Të shtunën skuadra merr rrugën drejt Vlorës, ku pas tri ditëve pushim do të nisen drejt Ohrit.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"