Vjen firma, mesfushori që u shpall kampion me Partizanin prezantohet te klubi kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 13:36

Vjen firma, mesfushori që u shpall kampion me Partizanin prezantohet te klubi kosovar

Sabit Bilali nis një aventurë të re. Ish-mesfushori i Partizanit, pjesë e të kuqve gjatë vitit 2023, është prezantuar në radhët e Gjilanit.

sdadasdasdasadsdasdas

Bilali u largua nga Partizani në muajin janar për të kërkuar më shumë hapësira pasi nuk po aktivizohej rregullisht me të kuqtë. Ai kaloi në pjesën e dytë të sezonit te Rabotniccki, por tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë, ku është prezantuar te klubi i Gjilanit me të cilin ka firmosur për dy vite.

NJOFTIMI I GJILANIT

Sport Club Gjilani dhe futbollisti Sabit Bilali janë dakorduar për të qenë së bashku për dy edicionet e radhës.

Mesfushori nga Tetova i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore, derisa është vënë menjëherë në urdhërat e trajnerit Ardian Nuhiu.

26 vjeçari vjen pas një aventure të kaluar në klubin e Rabotniçkit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, derisa më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e klubeve tetovare, Shkëndija dhe Renova. Për dy sezone ishte pjesë e klubit tjetër shqiptar Shkupi, derisa karrierë ka bërë edhe në Superiore te Partizani i Tiranës.

Bilali është pritur nga drejtori sportiv Ertan Demiri, i cili i ka uruar mirëseardhje futbollistit dhe i ka uruar shumë suksese në zgjedhjen e tij të re.

 


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"