Vjen firma, Yll Hoxha është një futbollist i Vllaznisë
Skuadra e Vllaznisë ka zyrtarizuar sot firmën me mesfushorin Ylli Hoxha, i cili ka nënshkruar kontratën e tij me klubin shkodran. Lojtari ishte prej disa ditësh në stërvitje me kuqeblutë pasi kishte gjetur akordin me klubin për t’iu bashkuar kësaj skuadre.
“Pas akordit të arritur tre ditë më parë me drejtuesit e klubit, mesfushori kosovar Yll Hoxha, mesditën e sotme ka firmosur edhe kontratën me kuqeblutë. Kjo do të thotë se ai tashmë është zyrtarisht futbollist i Vllaznisë. Kontrata është dyvjeçare, me opsionin e rishikimit të saj pas përfundimit të sezonit të parë”, lajmëroi klubi shkodran.
Hoxha u bë një emër i njohur në futbollin shqiptar në periudhën kur Armando Cungu drejtonte Kukësin dhe ishte ndër protagonistët kryesorë të suksesit të jashtëzakonshëm të verilindorëve në Ligën e Europës. Trajneri ka insistuar për ta marrë në radhët e skuadrës shkodrane, duke e cilësuar si një nga përforcimet më cilësore për ekipin e tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"