Postuar: Korrik 5, 2023 | 11:00
Vjen oferta e parë zyrtare për një nga më të mirët e sezonit të kaluar, titullari i Interit kërkon transferimin
Mançester Junajtid ka bërë ofertën e parë zyrtare për Andre Onanën, i cili shihet si objektiv kryesor në merkaton e “Djajve të Kuq”.
Siç raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano, Junajtid i ka ofruar Interit 45.5 milionë euro, të cilat janë refuzuar nga zikaltërit.
Këta të fundit kërkojnë 60 milionë euro plus bonuset të përfshira, teksa tashmë po bëhet gati oferta e dytë.
Nga ana tjetër, duket se Onana ka rënë dakord me kushtet e Junajtid dhe është gati që të ribashkohet sërish me Erik Ten Hag, kësaj radhe në “Old Trafford”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"