Postuar: Qershor 12, 2015 | 12:37
Vllaznia, ikën Dema, pritet rikthimi i Karakaçit
Drejtuesit e Vllaznisë po shikojnë të gjitha mundësitë që të mbajnë lojtarët që i nevojiten trajnerit Zmijani për sezonin e ri. Kështu që lojtarët që nuk do të kenë hapësirën e duhur, janë lënë të lirë që të vendosin për të ardhmen e tyre.
Dje, drejtuesit e Vllaznisë, me mirëkuptim, kanë lënë të lirë mesfushorin Bekim Dema, ndonëse lojtari kishte kontratë me shkodranët edhe për sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave, te Vllaznia do të rikthehet mesfushori Abaz Karakaçi, i cili në sezonin e kaluar është aktivizuar me Apoloninë dhe Tërbunin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"