Vllaznia në provën gjenerale, Brdariç “skicon” formacionin ndaj nënkampionëve të Bosnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 13:24

Vllaznia në provën gjenerale, Brdariç “skicon” formacionin ndaj nënkampionëve të Bosnjës

Për Vllazninë do të jetë sot një “provë gjenerale” ndeshja miqësore me ekipin nënkampion të Bosnjës, Zrinski Mostar. Klubi shkodran ka njoftuar se kjo miqësore do të luhet në orën 20:00, në stadiumin e Mostarit.

vllaznia

Sigurisht që trajneri Tomas Brdariç e pret me shumë interes këtë miqësore, pasi do të ketë mundësinë ta testojë skuadrën dy javë para sfidës së parë europiane ndaj islandezeve të Valurit. Kuqeblutë, para se të shkonin në Bosnjë, ku po zhvillojnë fazën përgatitore, kanë luajtur edhe një miqësore me Buduçnostin, ku humbën 1-3. Testi i sotëm është shumë i rëndësishëm, sepse po afrojnë ndeshjet europiane dhe skuadra duhet të ketë marrë formë. Në Medjugorje Vllaznia do të luajë edhe një tjetër miqësore para se të kthehet në Shkodër.

FORMACIONI – Trajneri Tomas Brdariç do të ketë sot një mundësi ideale për të parë formacionin, me të cilin mund të luajë kundër Valurit në ndeshjet e turit të parë eliminator të Ligës së Konferencës. Ai e ka të qartë se duhet të përballet me një kundërshtar që është në aktivitet dhe gëzon një formë shumë të mirë sportive, kështu që nuk ka kohë për të humbur.

Sipas informacioneve të gazetës, Vllaznia pritet që të luajë me Qarrin në portë, ndërsa katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Gurishta djathtas, braziliani Jago majtas dhe dyshja Stojanoviç-Juriç në qendër. Në mesfushë pritet që në miqësoren e sotme të testohet treshja KrymiDeliu-Qato. Për sulmin duhet thënë se Karimanoviç do të jetë pas dyshes Mala-Balaj.

sadasdsadsasdasd

Mund të ketë edhe lëvizje të tjera, ndonjë eksperiment në shërbim të formacionit që stafi teknik do të hedhë në fushë pas vetëm dy javësh në transfertën islandeze. Me shumë interes pritet të shihet se do ta ingranohen me skuadrën lojtarët e ardhur gjatë merkatos. Ishkapiteni Gurishta nuk ka nevojë për përshtatje, pasi e njeh shumë mirë ambientin. Deliu dhe Kahrimanoviç, të cilët do të jenë titullarë sipas të gjitha gjasave, janë lojtarë me eksperiencë dhe nuk mendohet të hasin vështirë në lidhje me shkrirjen me grupin.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"