Vllaznia në zi, ish-futbollisti Alban Hasani humb njeriun e dashur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2023 | 13:40

Vllaznia në zi, ish-futbollisti Alban Hasani humb njeriun e dashur

Klubi i Vllaznisë është në zi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të vajzës së Alban Hasanit, Vesës.

alban hasani

E bija e drejtorit të akademisë së Vllaznisë kishte bërë një ndërhyrje, ku anestezia i kishte shkaktuar alergji. E reja nuk ka mundur të përballojë diçka të tillë dhe ka humbur betejën me jetën. Ditën e djeshme, trajneri Memelli zgjodhi të mos prononcohej për mediat pas fitores me Skënderbeun për këtë arsye.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi shkodran me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë Alban Hasanit .Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi , por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe”.

“Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hasani për humbjen e vajzës së tyre të shtrenjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"