Vlonjatët i bëjnë nder Lushnjës, Deliaj nuk rinovon dhe vishet verdhejeshil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 13:09

Vlonjatët i bëjnë nder Lushnjës, Deliaj nuk rinovon dhe vishet verdhejeshil

Flamurtari gjatë ditës së djeshme ka prezantuar dy mbrojtës “jabanxhinj”, por ka humbur shërbimet e një produkti të shkollës vlonjate të futbollit. Bëhet fjalë për Fjoralb Deliajn, i cili duket se nuk e ka gjetur akordin me drejtuesit për të rinovuar kontratën me Flamurtarin për sezonin e ri.

deliaj

27-vjeçari i dalë nga akademia vlonjate, ishte pjesë e kuqezinjve në sezonin e fundit, por ka qenë pjesë e tyre edhe në edicionin 2017-2018. Më herët, Deliaj ka veshur fanellën e Tiranës, Strugës, Kastriotit, Labërisë dhe Orikut. Eksperiencën e tij të gjatë Deliaj do ta vendos në dispozicion të një skuadre tjetër, po në Kategorinë e Parë. “Panorama Sport”, mëson se ai do të jetë pjesë e Lushnjës. Mbrojtësi vlonjat bëri mirë te Flamurtari në sezonin e fundit dhe ishte një titullar i rëndësishëm. Largimi i Deliajt Flamurtari përforcon një rival të së Parës, Lushnjën që drejtohet nga ish-trajneri i kuqezinjve, Gugash Magani.

Për momentin verdhejeshilët janë të fokusuar në fazën përgatitore, por paralelisht, pa zhurmë, po punojnë edhe në merkato. Fillimisht Lushnjë si duhet të plotësojë vendet e lënë bosh nga të larguarit, por duhet edhe cilësi në afrime, në mënyrë që të mos kenë fatin e dy sezoneve të fundit, ku mbijetesën e siguruan përmes finales së “play out”-it. Albi Xhebrahimi dhe Fjorlab Deliaj rezultojnë për momentin si afrime te Lushnja, ndonëse vijojnë edhe testimet e aspirantëve për t’u veshur verdhejeshil.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"