VOLEJBOLL/ Derbi për titullin, sot luhet Finalja e katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2024 | 13:20

VOLEJBOLL/ Derbi për titullin, sot luhet Finalja e katërt

Për të dytin edicion radhazi, titulli në Superligën e volejbollit për meshkuj po vendoset nga derbi ndërmjet Tiranës dhe Partizanit. Bardheblutë dhe të kuqtë po matin forcat për trofeun më të rëndësishëm, teksa deri më tani janë luajtur tri finale, në një seri spektakolare.

tirana volejboll

Tirana udhëheq 2- 1, teksa fituar dy përballjet e para, ndërsa të kuqtë u kundërpërgjigjën në finalen e tretë, në Farkë në një takim me shumë emocione. Tashmë beteja do të zhvendoset në sallën “Feti Borova”, aty ku sot në orën 19:00 do të jetë radha për finalen e katërt.

Kampionët në fuqi në rast suksesi do të bënin të tyrin titullin e tretë radhazi, ndërsa Partizani kërkon triumfin për ta çuar serinë me ndeshjen e pestë dhe të fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"