VOLEJBOLL/ Erblira Bici prezantohet te “tigrat”: Gati për një sezon të madh me Megabox Vallefoglia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 13:12

VOLEJBOLL/ Erblira Bici prezantohet te “tigrat”: Gati për një sezon të madh me Megabox Vallefoglia

Erblira Bici është pre zantuar dje zyrtar isht në skuadrën e saj të re Megabox Vallefoglia në Serinë A1 të volejbollit italian. Pas dy sezonesh të jashtëzakonshme me Romën, ku realizoi mbi 900 pikë, duke qenë një prej lojtareve më të spikatura të kampionatit ku luan elita e volejbollit botëror, Bici tashmë është gati për aventurën e saj të re.

WhatsApp Image 2024-07-05 at 10.19.47

29- vjeçarja shqiptare, e cila e mbylli kampionatin e kaluar në Serinë A1 si shënuesja e tretë më e mirë e sezonit të rregullt është bashkuar me “tigrat” siç quhet ndryshe Megabox Vallefoglia. Në ditën e prezantimit, Bici shfaqet e emocionuar dhe e karikuar për eksperiencën që e pret, teksa rrëfen objektivat në një intervistë për “Panorama Sport”. Erblira thotë se vjen në një ekip me ambicie të larta, ndërsa rol të rëndësishëm në zgjedhjen e saj ka pasur edhe trajneri Andrea Pistola, me të cilin ka punuar te Cuneo Granda Volley.

WhatsApp Image 2024-07-05 at 10.19.47 (2)

Era, ju pret një tjetër sfidë në nivelin më të lartë, tashmë te Megabox Vallefoglia. Cilat janë fjalët e tua të para si lojtare e re e kësaj skuadre?

Padyshim një sfidë e re. Çdo vit tashmë në kampionatin italian është një sfidë ku përballen padyshim ekipe me lojtare ndër më të fortat në botë. Ndihem me fat që do përballem përsëri me kundërshtare të një niveli shumë të lartë ku përqendrimi dhe puna duhet të jenë gjithmonë maksimale. Jam gati për këtë sfidë dhe për një sezon të madh me Megabox Vallefoglia në Serinë A1.

WhatsApp Image 2024-07-05 at 10.19.48

Çfarë prisni në ekipin e ri dhe si erdhi kjo zgjedhje?

Vallefoglia është një ekip që prej disa vitesh po rikonfirmohet si një klub me objektiva të mëdha dhe të qarta. Në përbërjen e tij për vite me radhë kanë zgjedhur lojtare me emër në volejbollin botëror. Përsëri në organiken e këtij viti do ketë lojtare nga kombëtare me nivel të lartë. Ambicia e klubit më shtyn dhe mua personalisht të bej më të mirën për arritjen e këtyre rezultateve. Një arsye më tepër ka qenë dhe trajneri Andrea Pistola, me të cilin kam punuar në sezonin postCovid në Cuneo, ku edhe atje kemi arritur rezultate shumë të mira në serine A1 me lojtare të reja.

WhatsApp Image 2024-07-05 at 10.19.47 (1)

Vini pas një eksperience 2-vjeçare të shkëlqyer te Roma, fillimisht në A2 me fitimin e Kupës dhe ngjitjen në kategorinë më të lartë. Më pas në A1, ku mbyllët një sezon fantastik, si një prej lojtareve më të mira të kampionatit. Duke parë edhe statistikat, a mund të themi se është ky momenti më i mirë i karrierës për ju?

Faleminderit për vlerësimin. Duke parë statistikat, por edhe në aspektin sportiv se si ndihem si lojtare, pasi lojtari e ndien dhe vetë formën fizike, mendoj se kanë qenë vitet më të mira deri tani. Siç thonë italianët, le të kryqëzojmë gishtat për vazhdimin dhe shpresoj që nëpërmjet punës të vazhdojmë edhe këtë vit në një formë të mirë. Jam e bindur se do punojmë shumë, pasi e njoh mirë edhe trajnerin Pistola, i cili preferon të kalojë shume orë në palestër duke punuar në detajet më të vogla teknike dhe në përgatitjet e ndeshjeve.

WhatsApp Image 2024-07-05 at 10.19.48 (1)

Cilat do të jenë objektivat e Bicit për sezonin 2024-2025?

Siç thashë dhe me parë objektivat e skuadrës këtë vit janë komplet të ndryshme nga ato të vitit të kaluar në Romë. Ambicia e këtij ekipi me shtyn dhe mua personalisht për të parë më lart dhe të punoj më fort për të ndihmuar klubin në këto objektiva të përbashkëta. Si lojtare sulmuese detyra kryesore është të bëj pikë, por patjetër dua të punoj në të gjitha aspektet e lojës time për tu përmirësuar, duke nisur nga mbrojtja, blloku dhe patjetër një aspekt i rëndësishëm dhe grinta e shpirti luftarak në fushë.

Ekipi i Vallefoglias ndodhet pranë disa qyteteve ka komunitete shqiptare. Mendoni se kjo është diçka pozitive dhe një shtysë më tepër për ju?

Absolutisht që po, është kënaqësi e madhe kur në pallatet e sportit në ndeshje të ndryshme shfaqet ndonjë flamur shqiptar dhe i takoj përherë me përzemërsi të gjithë mbështetësit. Këtu është një motiv më shumë për t’i sjellë të gjithë bashkatdhetarët tanë që ndodhen në zonën e Riminit apo Pesaros në pallatin e sportit të mbështesin ekipin dhe një sportiste shqiptare. Jam informuar dhe komuniteti i shqiptarëve është shumë i madh e i nderuar në këtë zonë dhe jam krenare për këtë. Ne fund të ditës sporti është një festë e madhe që na bashkon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"